“Nuk do që t’i fitojë zgjedhjet”/ Bejko: Berisha e sheh Metën si një komerdare politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko deklaroi se i vetmi person i cili nuk do fitoren e kësaj force politike në zgjedhjet lokale të 14 majit, është ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një intervistë për ABC News, Bejko u shpreh se nëse Berisha do donte që Partia Demokratike të ishte fituese, do ishte i pari që do bashkonte të gjitha forcat opozitare.

Sipas Bejkos, Berisha e sheh kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, një komerdare politike dhe shtoi se Partinë Demokratike do ia trashëgojë atij.

“I vetmi njeri që nuk do që t’i fitojë zgjedhjet, pra në të gjithë trupën politike të Partisë Demokratike, është zoti Berisha.

Nëse do donte që t’i fitonte zgjedhjet, zoti Berisha do ishte vetë ai i pari i interesuar për t’i fituar ato dhe duhet të bashkonte të gjithë faktorët opozitarë, kudo që janë.

Jo që ta merrte Partinë Demokratike dhe ta çonte tek Ilir Meta.

Ai nuk bëri asgjë më shumë sesa vërtetoi ato që ne kemi 1 vit e pak që i themi, që zoti Berisha, Ilir Metën e shikon si një komerdare politike dhe Partinë Demokratike, përfundimisht do e çojë për ta trashëguar Ilir Meta.

Zgjidhje tjetër nuk ka”, theksoi ai.

Të fundit

Rama i kërkon Starmer zgjidhje për shqiptarët e regjistruar si shtetas të Kosovës

Gjatë takimit të Nëntorit 2024 kryeministri Edi Rama u tha shqiptarëve në Londër se qeveria e tij do të...

Tensioni i syrit, shkaqet, shenjat dhe kur duhet të shkoni patjetër te mjeku

Sytë janë të brishtë e të rrezikuar nga një sërë problemesh shëndetësore që shkaktojnë dhimbje e probleme me shikimin. Një prej problemeve në fjalë...

“Rama ka nja 25 vite që përfiton…” Agron Shehaj reagon për sulmet e PD dhe PS

Procesi i numërimit të votave po shkon drejt përfundimit në të gjithë zërat e tij, teksa ka përfunduar për partitë dhe po vijon për...

Presidenti i Komisionit Europian: “Na besoni, ju duam në BE!”

Presidenti i Komisionit Europian, Antonio Costa, theksoi edhe njëherë vendimin e BE-së për zgjerimin e pakthyeshëm në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo...

Sherri në Kashar, zbulohet çanta me para në një makinë pranë KZAZ-së

Një incident i rëndë ndodhi këtë mesditë në qendrën e numërimit të votave në Kashar, në KZAZ nr.30, ku Sekretari i Komisionit Zonal të...

Lajme të tjera

Web TV