Kolegji Zgjedhor ka dalë sot me vendimin për regjistrimin e partisë “Lëvizja Bashkë” për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Ky vendim u komunikua si i formës së prerë dhe pa asnjë të drejtë ankimimi. Kjo parti nuk u regjistrua fillimisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Por ky vendim u rishikua nga kolegji zgjedhor, pas ankimimit prej Lëvizjes Bashkë, i cili mori edhe vendimin final për pjesëmarjen e kësaj force politike në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Arlind Qori, kryetar i Lëvizja Bashë e cilësoi vendimin e kreut të KQZ për të mos e regjistruar partinë e tij në zgjedhje.
Ai tha se partia që drejton nuk ka ndërmend të bëjë premtime individuale për njerëz të caktuar me kushtin që të sjellin vota.
Sipas Qorit, premtimet do të jenë të tilla që të përfitojnë të gjithë qytetarët, jo premtime individuale.
“Kjo mënyrë e qeverisjes duhet të marrë fund në Shqipëri sepse po merr fund Shqipëria nga kjo mënyrë qeverisjeje”, tha Qori.