Takimi Rama-Sunak/ Manaj: Nuk duhet pranuar kthimi i shqiptarëve në mënyre ilegale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut anglez Rishi Sunak kishte më shumë retorikë se sa rezultate konkrete, sipas gazetarit Arben Manaj.

Në një lidhje direkte për “Top Story”, Manaj raporton se deri në këto momente nuk ka asnjë detaj për çfarë mund të jetë arritur në takimin e sotëm në Downing Street.

Manaj thotë se Rama gaboi që në dhjetorin e vitit të kaluar, me marrëveshjen që lejon që të kthehen menjëherë shqiptarët, duke ulur shanset e përfitimit të azilit.

“Nuk kishte çfarë të ndodhte ndryshe, sepse Rama i vuri vulën me marrëveshjen e dhjetorit, që komuniteti shqiptar në Britani nuk e arrin dot. Nuk mjafton vetëm retorike me ‘Taken’ apo Mr. Bean.

Do të doja që nga ky takim, Rama të kërkonte më shumë leje qëndrimi për ata shqiptarë që ndodhen këtu dhe për shtim të vizave, që në fakt janë shtuar së fundi.

Do të doja të kishte më shumë marrëveshje konkrete ekonomike. Ne na regjistrojnë si turist shqiptar, por nuk kemi ndonjë kompani turistike që sjell turistë në masë”.

Të fundit

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Kaçinari më në fund del nga izolimi! Nis hapja e rrugëve

Pas shumë vitesh, Njesia Administrative e Kaçinarit në Mirditë ka dalë nga izolimi që ishte krijuar nga mungesa e infrastrukturës rrugore. Në zbatim të kontratës...

Lajme të tjera

Web TV