Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka është shprehur se nuk do të dëshironte kurrë që të shihte demokratët që të përlesheshin sërish.
Gjatë mbledhjes së zhvilluar nga Alibeaj, ajo ka dalë kundër vendimit të nxjerrjes së kandidatëve të tjerë në zgjedhjet lokale.
Sipas Açkës, demokratët duhet të bashkohen kundër kryeministrit Edi Rama.
Fjala e Açkës:
Unë do të trishtohesha t’i shihja të theren demokratët me të cilët kam punuar dhe që i ndau Berisha, por do të respektoj vendimet që do të merren, edhe sikur të kem bindje tjetër, pasi demokratët janë më të rëndesishëm. Kështu ndihmojmë edhe kandidatët e Rithemelimit, të cilët nuk dalin dot nga rrethi vicioz ku kanë hyrë, pasi zemra dhe dinjiteti i tyre është PD, por fati dhe bindja, fetishi a kushedi ç’arsye nuk i lë të dalin nga rreshtorja për të mbrojtur partinë e tyre. Unë kam folur me shumë prej tyre dhe ia shoh plagën që kanë, por janë në kurth, nje kurth i shëmtuar politik, ku në fakt ka hyrë çdo demokrat. Në, qoftë edhe duke marrë barrën e “të pamundurve” duhet ta ruajme PD nga mbrapshtia dhe skizma qe po gatuhet prej muajsh. Nuk është paaftësi por qëndrim i pastër politik në mbrojtje te PD-s’e, të Opozitës dhe të mos i japim regjimit skenarin e fitores me sytë e mbyllur prej skizmës sonë, në te cilën regjimi ka pjesen e vet te kontributit malinj. Por nuk ka turp me te madh politik s’e te cosh te djathtet, te kandidojne majtas, militantet e djathte te duartrokasin te majten dhe votuesit e djathte te votoj në majtas. Kjo eshte tradhtia me e madhe qe i bëhet s’e djathtas në keta 30 vjet he vjen pikerisht nga nje pjesë e themeluesve të së djathtës.