KTHIMI I FLAMANDȄVE/ Një takim me shkrimtarin Luan Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Maria Dojçe

Ndoshta tingȅllon çuditshȅm, por sa herȅ marr nȅ dorȅ njȅ libȅr tȅ Luan Ramës, vetvetiu nxitet imagjinata rreth çasteve filozofike dhe pȅrjetimeve historike qȅ gjenden dendur nȅ krijimtarinȅ e tij. Nuk ȅshtȅ çudi, njȅ shkrimtar qȅ jeton midis dy qytetesh marramendȅse si Parisi kryesisht por edhe Tirana e tij, nuk ka sesi tȅ mos ndikohet nga mendimi kritik, filozofia, pȅrsiatja e pȅrshkrimit, imagjinata, por edhe imtȅsitȅ e qȅnies njerȅzore. Nȅ romanet e Luanit, gjen rȅndom aspekte tȅ mendimit filozofik, pȅrshkrimit psikologjik, sidomos tȅ karakterit sensual tȅ njeriut, ndjenjat erotike qȅ autorȅ tȅ tjerȅ ngurojnȅ t’i pȅrshkruajnȅ ose ndoshta edhe t’i pȅrmendin, ndȅrkohȅ qȅ Luani jo vetȅm qȅ guxon, por i sjell kȅto ndjesi njerȅzore nȅ dimensionin mȅ real tȅ tyre.
Magjia e penȅs sȅ tij, nuk qȅndron vetȅm nȅ forcȅn e aftȅsisȅ krijuese, riprodhimit letrar dhe pȅrshkrimit artistik tȅ realitetit socio-kulturor, por nȅ analizȅn e thellȅ qȅ ai i bȅn me shumȅ mjeshtȅri dhe kujdes plagȅve tȅ historisȅ shqiptare.
Si njȅ diplomat edhe nȅ penȅn e tij, ai mundohet tȅ identifikojȅ me shumȅ kujdes, ato copȅza historie tȅ anatemuara, tȅ lȅna nȅ harresȅ ose tȅ pȅshpȅritura nȅ rrethe tȅ ngushta studiuesish me zȅ tȅ ulȅt pȅr tȅ mos marrȅ peshȅ, dhe si pȅr tȅ respektuar edhe kȅtȅ pjesȅ, Luani tregohet mjeshtȅr nȅ mȅnyrȅn se si i pȅrshkruan, analizon dhe i sjell tȅ gjalla si dȅshmi qȅ flasin fort, kȅto copȅza historie qȅ vlejnȅ ndoshta mȅ shumȅ se njȅ tufȅ kȅrkimesh tȅ marra sȅ bashku.
Dhe nȅ fakt tek shfletoja kȅto ditȅ njȅ ndȅr romanet e tij “KTHIMI I FLAMANDȄVE” natyrshȅm fillova tȅ shȅnoj ngjarjet qȅ pȅrshkruhen nȅ kȅtȅ roman, pȅr tȅ qȅnȅ e sinqertȅ ky roman, kȅrkon lexim tȅ kujdesshȅm dhe me shȅnime pȅrkrah, pasi ngjarjet marrin rrjedha dinamike, ndryshojnȅ kontekst jo pa qȅllim, ngjarjet shkrihen nȅ kohȅ tȅ ndryshme, pȅr tȅ shfaqur mendȅsi dhe dinamika kulturore tȅ krahinȅs sonȅ. Shpesh tek pȅrjetoja ngjarjet e kȅtij romani hera-herȅs mȅ dukej se isha zhytur nȅ njȅ kȅrkim tȅ mirȅfilltȅ sociologjik, ku personazhi kryesor Eduard Zavalani njȅ i ri korçar, nȅnpunȅs nȅ zyrȅn e trashȅgimisȅ kulturore, mbart nȅ karakterin e tij misionin e gjurmuesit, kȅrkuesit pasionant tȅ faktit empirik, zhbiruesit tȅ dilemave, ngritȅsit tȅ pyetjeve kȅrkimore dhe mbi tȅ gjitha puna skrupuloze pȅr tȅ zbuluar tȅ vȅrtetȅn. Pikȅrisht ky personazh ȅshtȅ boshti qȅ lidh ngjarjet me njȅra tjetrȅn, zbulon personazhet, brengat e tyre, formimin dhe misionin fisnik pȅr tȅ treguar peshȅn e kohȅs, bȅmat e luftȅs, marrȅzinȅ e diktaturȅs. Nga ana tjetȅr, brenda po tȅ njȅjtit personazh ndȅrthuren ndjenjat erotike ndaj njȅ vajze prespane, Helena, tȅ pȅrshkruara aq natyrshȅm, ndjenja qȅ thyejnȅ konceptet stereotipizuese dhe ngenȅ nȅ sipȅrfaqje thellȅsinȅ e harmonisȅ ndȅretnike, legjendat nȅ ishullin e Maligradit dhe shpella e Eremitit, varret e Selcȅs dhe pre-historia, dashuria e njȅ ushtari çek me Aleksandrȅn nga Prespa, dhe misteri i Gurit tȅ Zi, janȅ pikat referuese nga marrin fillesȅn historitȅ, secila unike mȅ vete, por e lidhur nȅ boshtin e rrjedhȅs trilluese tȅ ngjarjeve tȅ harmonizuara ndȅrmjet tȅ shkuarȅs dhe tȅ tashmes, historia e xha Tasit, emigrantit prespan qȅ u kthye mbas shumȅ vitesh emigracion nga Australia nȅ Prespȅ, pikȅrisht nga dashuria, dashuria ndaj tokȅs, vendit por edhe Nikolinȅs sȅ tij. Ngjarjet kapin dimensione triangle duke analizuar ngjarjet pȅrgjatȅ Luftȅs sȅ parȅ Botȅrore dhe trazimet e saj nȅ kȅtȅ territor, besimet fetare dhe madhȅshtinȅ e tyre nȅ kontekstin kohor, kujdesi qȅ banorȅt korçarȅ, intelektualȅt por edhe besimtarȅt e kohȅs kanȅ treguar ndaj zhvillimit kishtar shtrirȅ deri lart nȅ Manastir dhe kuruar me çdo fitil jetȅgjatȅsie.
Jo rastȅsisht ndȅr rreshta, pȅrshkruhen artistikisht kontribute reale si ato tȅ Onufrit, Selenicasit, Shpatarakut, Qipriotit, vȅllezȅrve Zografi emblema tȅ civilizimit shqiptar.
Por, sikur tȅ mos mjaftonin kȅto dimensione, autori i vendos ngjarrjet nȅ Prespȅ, njȅ zonȅ kufitare, e vogȅl dhe nȅ cep tȅ juglindjes shqiptare; pȅrshkruan Prespȅn me tȅ gjithȅ magjinȅ e saj territoriale, natyrore dhe mȅ fort akoma, atȅ historiko-kulturore. Prespa, njȅ zonȅ jo fort e njohur nga shqiptarȅt pȅr bukuritȅ e saj, florȅn dhe faunȅn, bimȅsinȅ dhe shpestarinȅ e larmishme, njerȅzit e urtȅ , por mbi tȅ gjitha njȅ zonȅ e mbushur me mistere, histori, misticizȅm dhe legjenda. Autori pȅrshkruan tȅ gjithȅ kȅtȅ pȅrmasȅ tȅ Prespȅs, sikur tȅ kishte jetuar njȅ jetȅ nȅ tȅ, duke pȅrshkruar cdo detaj, cdo rrugȅ, puhizȅ dhe perȅndim tȅ magjishȅm, dhe pȅr mȅ tepȅr, si njȅ mjeshtȅr i penȅs dhe mendimit, nuk harron tȅ ndȅrthurȅ ndȅr rreshta kolegun e tij prespan Sterjo Spasse. Zbulon njȅ nga njȅ magjitȅ e asaj toke e ndarȅ nȅ tri shtete, por e jetuar si njȅ e vetme. Ky ȅshtȅ gjenialiteti i shkrimtarit nȅ kȅtȅ rast, qȅ arrin tȅ pȅrkthejȅ çdo fakt nȅ art dhe çdo histori nȅ tregim, tȅ sjellȅ tȅ gjallȅ mendȅsinȅ e njȅ komuniteti ku nȅ fakt vȅshtirȅ ȅshtȅ tȅ gjesh kufirin midis imagjinatȅs dhe realitetit.
Nga ana tjetȅr, autori tregohet sqimatar kur merr dhe tjerr mendȅsinȅ korcare duke nxjerrȅ nȅ pah çdo element emancipimi tȅ qytetarisȅ, tek çdo personazh, autori nuk harron tȅ pȅrshkruajȅ nȅ detaje formimin, prejardhjen, vendbanimin, pȅrjetimet e personazheve si Petro fotografi, Stavri farmacisti, Arjani e kështu me radhȅ. Kȅto elemente tregojnȅ shumȅ pȅr mendȅsinȅ korçare, ku çdo qytetar identifikohet nga njȅ specifikȅ familjare ose profesionale. Kjo analizȅ sqimatare e autorit, shkrin mjeshtȅrisht ngjarjet nȅ kohȅ tȅ ndryshme dhe analiza therrȅse ndaj frymȅmarrjes sȅ jetȅs njerȅzore nȅn njȅ rregjim tȅ egȅr diktatorial, pȅrshkruhet nȅ mȅnyrȅ diplomatike ku e vȅrteta e atij regjimi skalitet nȅ memorien e lexuesit nga ngjarje reale si ajo e Stavri farmacistit, tȅ cilit nȅn trysninȅ e gjetjes sȅ gjurmȅve tȅ ushtarit çek tek shpella e Eremitit, historia pason tek rrȅfimet personale tȅ Stavrit, vuajtjet nga cmenduritȅ e jetȅs personale tȅ tij qȅ Edi i zbulonte njȅ e nga njȅ, nȅ çdo takim ose bisedȅ me tȅ.
Nȅ pȅrfundim tȅ do doja tȅ theksoj se ky roman ka nȅ fakt një karakter tri dimensional, historik, sociologjik dhe letrar. Ngjarjet vȅrtet zhvillohen nȅ zonȅn e Prespȅs, por shkrijnȅ brenda tyre mendȅsinȅ tipike tȅ tȅ gjithȅ krahinȅs sȅ Korçȅs. Tri shtyllat kryesore ku zhvillohen ngjarjet e kȅtij romani janȅ intriguese nȅ vete dhe shpeshherȅ gjatȅ leximit tȅ tij lind pyetja: Pse autori ka analizuar tri ngjarjet kryesore tȅ Shqipȅrisȅ nga kȅndvȅshtrimi i njȅ popullate heterogjene nȅ njȅ cep tȅ vogȅl tȅ Shqipȅrisȅ? Pothuajse gjatȅ gjithȅ veprȅs, nȅn sentimentet e forta tȅ dashurisȅ, si asaj tȅ re ashtu dhe dashurive tȅ vjetra, analizohen pȅrjetimet e Luftȅs sȅ Parȅ Botȅrore, Diktaturȅs dhe Tranzicionit Politik tȅ viteve ’90. Tri ngjarje madhore nȅ pȅrjetime minore tȅ ndȅrthurura nȅ pȅrmasa letrare, dhe psiko-sociale, nȅ bashkȅjetesȅn e dy popullatave, nȅn ndikimin e difuzionit kulturor, martesat ndȅretnike, kapȅrcimi i paragjykimeve dhe bashkȅpunimi harmonik, trajtohen mjeshtȅrisht nȅn emblemȅn e fortȅ tȅ erotizmit dhe romantikȅs pȅr t’ju qasur lexuesit ȅmbȅlsisht dhe pȅr ta mbajtur pa frymȅ deri nȅ faqjen e fundit. Dhe pȅrsȅri Flamandȅt kthehen, kthehen nȅ habitatin e tyre pȅr tu gjendur mȅ mirȅ, pȅr tȅ gjetur vetveten …
(Ky roman i prezantuar në shqip u prezantua këto ditë në Aleancën Franceze të Korçës, në kuadrin e muajit të Frankofonisë. Më par është botuar në Shkup nga Media Jon, në maqedonisht, përzgjedhur nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut.)

Të fundit

Vetëvrasje nga bullizimi? Pista kryesore e hetimit për vetëflijimin e një 17 vjeçareje

Ersi Meçollari 17 vjeç, nxënëse e klasës së 10-të në gjimnazin “Siri Shapllo” të Gjirokastrës i dha fund jetës...

Kredia për turizmin, në nivel rekord, arriti në 12.8 miliard lekë në vitin 2024

Për zgjerim biznesi, likuiditet por dhe blerje pajisjesh, ecuria pozitive e sektorit të turizmit në 2024, i nxiti bizneset në vend të paraqiten më...

“Travel Awaits”: Shqipëria mes vendeve më të mira për një arratisje unike evropiane

Ballkani përfshin disa vende në rajonin juglindor të Evropës. Nga këto vende, ju ndoshta keni vizituar shtetin më të njohur: Greqinë, shkruan Tay Belgeri...

Akrepat që të numërojnë ditët! Ora e “vdekjes” nga Inteligjenca Artificiale bën “kërdinë”

Një "ore vdekjeje" e prodhuar nga Inteligjenca Artificiale ka rrëmbyer interesin e një numri të madh njerëzish. Kjo orë pretendon se mund të parashikojë...

Zbulimi makabër në shpellën e Kanibalëve

Një studim i publikuar në Scientific Reports ka zbuluar histori makabër në shpellën Maszycka në Poloni: dëshmi e kanibalizmit që daton rreth 18,000 vjet më parë, gjatë...

Lajme të tjera

Web TV