Bardhi mesazh të prerë Berishës/ Mos nxit skenarë për të përplasur demokratët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PD Gazment Bardhi ka deklaruar se po vijon procesi në lidhje me konsultimet për mënyrën se si do të dilet në zgjedhjet e 14 majit, ndërkohë që mbrëmjen e sotme pritet që Kryesia e PD e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj të dalë me një vendim në lidhje me këtë çështje.

Bardhi ka theksuar që brenda PD situata është e vështirë dhe se dy pjesët e ndara të PD e kanë të vështirë që në zgjedhjet lokale të sjellin ndryshimin që presin shqiptarët.

Pjesë nga biseda në studio:

Nisida Tufa: Sot u mbajt mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve, çfarë mund të na thoni për diskutimet e kryera?

Gazment Bardhi: U konsultuam për vendimmarrjen që duhet të marrë kryesia.

PD ndodhet përballë një vendimmarrje të vështirë edhe sepse debati që ka përshkruar zhvillimin brenda PD në vitin e fundit, ka krijuar një klimë të papërshtatshme për zgjedhjet lokale. Çdo vendim i PD, që historia e thërret në një vendim të rëndësishëm, do përcaktojë fatet e vendit, pasi nëse ripërsëriten skenarë që po nxiten nga grupimi i zotit Berisha për t’i kthyer “lokalet” në përplasje mes demokratësh, dmth të favorizosh Ramën.

Duhet që nën përgjegjësinë për vendin , Kryesia të marrë vendimet e veta.

Tufa: Cili është qëndrimi juaj, duhet të dilni me kandidatë për këshilltarë apo kryetarë?

Bardhi: Nuk e kam publikuar një qëndrim timin sepse kam pritur të dalë PD me një vendim. Do kemi lirinë time të them qëndrimin tim e do respektoj vendimet e institucioneve të partisë, pro situata ku ndodhemi është e vështirë. Nuk kam folur sepse nuk ka përfunduar procesi i konsultimeve. Do kem qëndrimin tim final kur të ketë përfunduar procesi. Unë kam analizuar situatën ku ndodhet sot PD, skenarët që secili nga kolegët ka diskutuar në secilën mbledhje, secili version ka avantazhet e disavantazhet e veta dhe çdo skenar po peshohet për t’i shërbyer interesit të PD dhe Shqipërisë.

Lexo edhe :  Meta mesazh nga qelia për protestën e PD: Drejtësia e re është mashtrimi më i madh

Tufa: Pse u bë gjithë ajo luftë për vulën?

Bardhi: Nuk ka asnjë luftë, vula e sigla janë pronë e PD, askush nga ne nuk është larguar nga PD, por një pjesë ka zgjedhur të dalë jashtë PD.

Po ne kemi një problem shumë të madh brenda PD për shkak të sjelljes së Berishës PD është ndarë në dy pjesë. Të dyja pjesët veç, është e pamundur të sjellë ndryshimin që duan shqiptarët në zgjedhjet e 14 majit.
Nuk është betejë e demokratëve sot të përplasen me njëri-tjetrin. Beteja jonë sot është me Ramën dhe PS. Kushdo që nxit skenarë për të përplasur PD, i referohem ish kryetarit të PD dhe politikanit që ka marrë gjithçka nga PD, që demokratët e PD nuk e meritojnë gjendjen ku ndodhen sot, të krijuar nga kokëfortësia dhe interesi personal.

 

Të fundit

Turizmi e ndërtimi do rrisin me 4% ekonominë, BSH: Pa zhvlerësimin e valutave çmimet do..

Ekonomia e vendit do të rritet me 4% këtë vit, parashikon së fundi Banka e Shqipërisë duke veçuar se...

Skiatorja italiane nderon sërish Shqipërinë: E lumtur, ia dola edhe me temperaturë

E ka mbyllur ne vendin e 7-te debutimin e saj në kampionatin Botëror Lara Colturi mes 10 të mirave të botës së skive alpine...

Protesta masive në Belgjikë, mijëra qytetarë të pakënaqur me reformat në pensione

Mijëra qytetarë morën pjesë në protesta masive në Bruksel kundër reformave të pensioneve të propozuara nga qeveria e re e Belgjikës. Protestuesit, që i...

Inteligjenca artificiale, konsumi i lartë i energjisë dhe ndikimi tek mjedisi

Ndërsa fuqitë botërore përpiqen të marrin rolin udhëheqës në teknologjinë e inteligjencës artificiale, ekspertët nxjerrin në pah koston që kjo teknologji shkakton ndaj mjedisit. Një...

PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca

Interesant është fakti se në dosje thuhet se presioni punonjëses iu bë personalisht nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, bashkë me Bushkën. SPAK ka vendosur të...

Lajme të tjera

Web TV