Kurti në Tiranë/ Begaj e pret në presidencë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur pak minuta më parë në Presidencë, i shoqëruar nga një delegacion. Ai është pritur në hyrje nga presidenti Bajram Begaj, ku parashikohet të kalojë rreth 30 minuta me kreun e shtetit për të shkuar më pas në kryesinë e Kuvendit, ku do të takohet me Lindita Nikollën.

Takimi vijues do të jetë me kryeministrin Edi Rama.  Pas drekës me kreun e qeverisë shqiptare, Kurti do të ketë një takim edhe me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta rreth pasdites.

Sipas informacioneve, në takimin Rama-Kurti, në fokus do të jetë marrëveshja e pafirmosur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë. Kurti ka për qëllim që të informojë politikanët shqiptarë për atë që është dakordësuar në Ohër me Serbinë në takimin disa orësh që u mbajt me 18 Mars.

Në marrëveshjen e arritur në Ohër, palët kanë rënë dakord të zbatojnë marrëveshjet e arritura mes tyre, si dhe Kosova të nisë përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb, një nen që shihet si referencë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Një tjetër dakordësi është arritur edhe për personat e zhdukur gjatë luftës, ndërsa për monitorimin e të gjitha pikave të aneksit të marrëveshjes do të ngrihet një Komitet i Përbashkët Monitorues që do të kryesohet nga BE-ja.

Edhe pse nuk është firmosur një marrëveshje, palët pas 12 orësh bisedime në Ohër, kanë arritur marrëveshje për të zbatuar propozimin e BE për normalizimin e marrëdhënieve.

Të fundit

Në këtë rast shkohet në ekstreme”/ Avokati njohur tregon si u bëhet presion gazetarëve

Juristi Dorian Matlija tregoi se si gazetarët përballen shpesh me sfida të ndryshme gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. I...

E trishte/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur (Emri+Foto)

Ai luajti kapitenin Edward Smith në filmin fitues të Oskarit të vitit 1997. Ai gjithashtu portretizoi mbretin Theoden në Lord of the Rings. Hill gjithashtu luajti...

Biden uron Pashkët ortodokse: Lutemi për paqen dhe drejtësinë për të gjithë njerëzit

Pashkët ortodokse të festuar nga miliona të krishterë në mbarë botën u u uruan nga Joe Biden. “Jill dhe unë u dërgojmë urime të ngrohta...

Nga 3 mijë euro në…/ Menaxheri tregon si paguhen këngëtarët nëpër koncerte: Luizi…

Jemi në fillimin e sezonit veror 2024 dhe menaxheri i vipave Xhani Demnika ka ardhur në një intervistë për moderatoren Çenkuela Hasa ka zbuluar...

Ngjarja e rëndë në Shkodër, Spiropali: Drejtësia të jetë e pamëshirshme ndaj dhunës!

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku një 39-vjeçare me 3 fëmijët e mitur...

Lajme të tjera

Web TV