Në këtë rast shkohet në ekstreme”/ Avokati njohur tregon si u bëhet presion gazetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi Dorian Matlija tregoi se si gazetarët përballen shpesh me sfida të ndryshme gjatë ushtrimit të profesionit të tyre.

I ftuar në një program televiziv, ai tha se pavarësisht se dolëm të fundit në raport, situata e lirisë së medias është shumë më keq, pasi ajo që del në raport janë vetëm rastet e rralla që bëhen publike.

Ai tregoi se shtypja e lirisë së medias vjen valë-valë, gazetarët sipas tij, në fillim tentohen të blihen, pastaj shpifin ndaj tyre, i çojnë nëpër gjyqe e së fundmi ata që kanë rezistuar përballen me kërcënime dhunë fizike apo edhe më keq se kaq.

“Sot ka forma më hibride për të sulmuar një gazetar. Fillimisht tentohet të joshet e të blihet, disa rezistojnë. Ata që rezistojnë mund të vendosen në presionin e një sanksioni të vogël, në mos marrjen e një favori, një leje apo një gjë, vjen ndonjë kontroll tatimor, përshkallëzohet.

Disa prapë mund të rezistojnë. Shkojnë më tutje, shpifin për gazetarin, për ti dëmtuar reputacionin, a thua gazetari është gënjeshtar, e për këtë sulen disa portale paralelisht. Kam disa raste të tilla, që është shpifur qëllimisht, ndaj gazetarëve, si Artan Rama, Alice Taylor gazetarja britanike që punon në Shqipëri, Ylli Rakipi, ka situata të tilla. Por disa rezistojnë edhe ndaj këtij lloj sulmi.

Shkojnë pastaj në gjyq. Dikush prapë reziston. Në këtë rast shkohet në ekstreme, kërcënime, pëson dhunë fizike, ka pasur edhe rast kallashnikovi. Ndërkombëtarët shikojnë raportin, por situata është edhe më keq. Të tre institucionet janë kundër lirisë së medias”,-tha juristi./     S.M

Të fundit

Unaza e fejesës së Meghan Markle më e kërkuara në mbarë botën

Kanë kaluar më shumë se gjashtë vjet që kur Princi Harry i propozoi Meghan Markle, por unaza e tyre e...

Ndarja e bujshme! Xhensila Myrtezaj “thumbon” Bes Kallakun pas publikimit të këngës

Ndarja është pranuar vetëm nga aktori publikisht, ndërsa nga këngëtarja ende nuk ka një reagim. Pak ditë më parë Bes Kallaku publikoi këngën “Mosmirënjohja”, e...

Çfarë ndodhi? Bllokohet Rruga e Arbrit, varg kilometrik automjetesh

Dhjetëra automjete kanë mbetur në trafik pasditen e sotme, në Rrugën e Arbërit. Mësohet se trafiku është shkaktuar pasi një automjet tip furgon nuk...

Sonte finalja e madhe e Big Brother Vip Albania, kush do ta rrëmbejë çmimin e madh?

Këto janë orët e fundit që shqiptarët mund të votojnë për të zgjedhur fituesin e Big Brother VIP 3. Në prime-in e fundit të spektaklit...

Një rrugë në Tiranë merr emrin e Dritan Mezinit, Veliaj: Do vazhdojë të na frymëzojë

Një rrugë në Tiranë, në hyrjen veriore të Liqenit Artificial, do të mbajë emrin e sipërmarrësit Dritan Mezini, i cili u nda nga jeta...

Lajme të tjera

Web TV