Moti merr kthesën e fortë javën e ardhshme/ Reshje shiu dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth javës që presim përpara moti mbi vendin tonë bënë një “kthesë” të fortë ndikuar nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik me masa ajrore me origjinë polare.

Ajo që vlen për tu theksuar është se pritet një rënie drastike e temperaturave në fillim të javës si në vlerat minimale ashtu dhe ato maksimale.

Megjithatë duke filluar gradualisht nga mesjava dhe kryesisht ditët e fundit të javës (e Enjte dhe e Premte) temperaturat rikthehen përsëri në vlerat e zakonshme të pranverës.

Në këtë mënyrë për ditën e Hënë moti parashikohet me vranësira të dendura e reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave.

Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet hera-herës dhe në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Në relievet malore mbi 1000 metër reshje dëbore.

Paqëndrueshmëria vijon edhe ditën e Martë ndërsa moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe intervale me kthjellime.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobta lokale.

Më pas për ditët e mbetura pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike.

Moti parashikohet kryesisht me kthjellime por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura.

Moti merr kthesën e fortë javën e ardhshme, reshje shiu dhe ulje

Të fundit

Kush është Margo Martin, gruaja “hije” e Trump që e ndjek kudo

I veshur me një kostum blu të errët, këmishë blu të çelët dhe kravatë ngjyrë burgundy, presidenti Donald Trump...

Një zbulim që mund të rishkruajë historinë e lundrimit

Zbulimi i anijes 3,300-vjeçare në ujëra të thella pranë brigjeve të Izraelit përmbys idetë tona për aftësitë detare të qytetërimeve të lashta Një zbulim arkeologjik...

Zgjedhjet mbaruan, por kush do jenë ministrat? IA zbulon qeverinë e re të Ramës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në fund të muajit Gusht do të zgjedhë kabinetin e ri.  Në një kohë ku të gjithë presin...

Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar në platformën “X” pas deklaratës së sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u pyet mbi një çështje...

Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një raporti nga Insider UA. Këto...

Lajme të tjera

Web TV