29 Mars 1973/ SHBA-ja tërhiqet nga Vietnami, 58.000 ushtarë mbetën të vrarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me operacionin “Frequent Wind”, Shtetet e Bashkuara nisën evakuimin e qytetarëve amerikanë nga Saigoni. Në këtë mënyrë mori fund përfshirja e SHBA-ve në luftën e Vietnamit…

…Dy muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes mbi Vietnamin, trupat e fundit luftarake amerikane largohen nga Vietnami i Jugut,  pasi Hanoi i liroi të burgosurit e tjerë amerikanë të luftës, që mbaheshin në Vietnamin e Veriut. Kështu, ndërhyrja e drejtpërdrejtë 8-vjeçare e Amerikës në Luftën e Vietnamit mori fund pa lavdi.

Dy Vietnamet

Në Saigon, rreth 7.000 punonjës civilë të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA, qëndruan edhe për disa kohë për të ndihmuar Vietnamin e Jugut në zhvillimin e asaj që dukej të ishte një luftë e ashpër dhe e vazhdueshme me Vietnamin e Veriut komunist. Në vitin 1961, pas 2 dekadave të ndihmës ushtarake indirekte, presidenti amerikan Xhon F.Kenedi, dërgoi forcën e parë të madhe të personelit ushtarak amerikan në Vietnam, për të forcuar regjimin e paefektshëm autokratik të Vietnamit të Jugut kundër Veriut komunist.

Tre vjet më vonë, me rënien e qeverisë së Vietnamit të Jugut, presidenti Lindon B.Xhonson urdhëroi bombardime të kufizuara mbi Vietnamin e Veriut, dhe Kongresi autorizoi dërgimin e trupave amerikane. Në vitin 1965, trupat komuniste të Vietnamit të Veriut i lanë presidenti Xhonson dy zgjedhje: të përshkallëzonte përfshirjen e SHBA-së ose të tërhiqej. Xhonson zgjodhi opsionin e parë, duke dërguar në luftë më shumë se 300.000 trupa, ndërsa forcat ajrore amerikane nisën fushatën më të madhe të bombardimeve në histori.

Bisedimet e paqes

Gjatë viteve që pasuan, numri i madh i viktimave në radhët e trupave amerikane dhe ekspozimi i përfshirjes së tyre në krimet e luftës, si për shembull masakra në My Lai, i ktheu shumë amerikanë kundër përfshirjes së Shtetet e Bashkuara në Luftën e Vietnamit.

Ofensiva komunistëve vietnamezë në vitin 1968, shkatërroi shpresat amerikane për një përfundim të afërt të konfliktit, dhe e elektrizoi kundërshtimin e amerikanëve ndaj luftës. Në kundërpërgjigje, Xhonson njoftoi në marsin e vitit 1968, se nuk do të kërkonte rizgjedhjen në detyrë, për shkak të përgjegjësisë që ndjente në krijimin e një ndarjeje të rrezikshme kombëtare mbi Vietnamin. Ai autorizoi ndërkohë fillimin e bisedimeve të paqes.

Protestat në Amerikë

Në pranverën e vitit 1969, ndërsa protestat kundër luftës u përshkallëzuan, trupat amerikane në Vietnam mbërritën kulmin në gati 550.000 burra. Presidenti i ri i SHBA, Riçard Nikson filloi tërheqjen e trupave amerikane, por në të njëjtën kohë përshkallëzoi bombardimet.

Tërheqjet e mëdha të trupave amerikane, vazhduan në fillim të viteve 1970, ndërsa presidenti Nixon zgjeroi operacionet ajrore dhe tokësore në Kamboxhia dhe Laosi, në përpjekje për t’i bllokuar vietnamezo-veriorëve rrugët e furnizimit.

Më në fund në janarin e vitit 1973, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Vietnamit të Veriut dhe atyre të Jugut, nënshkruan një marrëveshje paqeje në Paris, duke i dhënë fund përfshirjes së drejtpërdrejtë ushtarake amerikane në Luftën e Vietnamit. Dispozitat e saj kryesore përfshinin një armëpushim në të gjithë Vietnamin, tërheqjen e forcave amerikane, lirimin e të burgosurve të luftës dhe ribashkimin e Vietnamit të Veriut dhe Jugut nëpërmjet mjeteve paqësore.

Ditët e fundit

Megjithatë, në realitet marrëveshja ishte pak më shumë se sa një gjest i qeverisë amerikane për të shpëtuar fytyrën. Edhe përpara se trupat e fundit amerikane të largoheshin nga vendi më 29 mars, komunistët e shkelën armëpushimin dhe në fillim të vitit 1974, nisi një luftë në shkallë të gjerë.

Më 30 prill 1975, Saigoni u pushtua plotësisht në kohën kur helikopteri i fundit amerikan transportonte personelin e ambasadës amerikane nga kryeqyteti vietnamez. Saigoni ra nën kontrollin e forcave komuniste. Vietnami Jugor dhe Vietnami Verior në mënyrë zyrtare u bashkuan në vitin 1976.

Lufta e Vietnamit, ishte lufta më e gjatë dhe më e papëlqyeshme në historinë e SHBA, dhe i kushtoi jetën mbi 58.000 ushtarëve amerikanë. Ndërkohë u vranë deri në 2 milionë ushtarë dhe civilë vietnamezë.

Të fundit

“Nuk është TikToku rrugaçi”/ Berisha: Të ngrihet Komisioni i së Vërtetës

Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në parlament, tha se nuk është TikToku rrugaçi. Berisha tha se...

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për ‘cannabis-in mjekësor e industrial’

Ditën e sotme u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit për ‘cannabis-in mjekësor e industrial’ nga Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Drejtoresha e AKKC, Linda...

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Parlamenti i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të kryepeshkopit Anastas. Kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali, në fjalën e saj deklaroi...

VIDEOLAJM/ ‘Rroftë çamëria’, qytetarët nuk ‘kursejnë’ Mitsotakis: Poshtë Beleri

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ishte sot i pranishëm në ceremoninë mortore për Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Në ceremoni mori pjesë edhe eurodeputeti i Greqisë në Parlamentin Europian, Fredi...

Si dhe sa preken SPAK dhe institucionet e drejtësisë nga vendimi i Trump

Shqipëria rrezikon të humbasë 10.8 milionë dollarë mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë vit si pasojë e urdhrit të Presidentit Donald Trump...

Lajme të tjera

Web TV