Sulmi ndaj “Top Channel”/ Analisti: U kalua vija e kuqe!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për analistin Enton Abilekaj, goditja me armë e ndërtesës së televizionit “Top Channel”, ku mbeti i vrarë një roje 61-vjeçar, është një ngjarje shumë e rëndë, sepse është kaluar vija e kuqe në sjelljen ndaj mediave. Abilekaj tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se nëse qeveria që do që të garantojë një vend normal, me media normale dhe me informim të drejtë, gjetja e autorëve të kësaj ngjarjeje është prioriteti i vetëm.

“Ajo që kam konstatuar unë, nga bisedat me kolegët që punojnë aty, është frika dhe paniku që kanë. Kjo e bën këtë ngjarje shumë të rëndë. Sepse flasim për goditjen e një institucioni mediatik, televizioni kombëtar, një nga mediat më të rëndësishme, që goditet me armë, duke kaluar vijën e kuqe të të gjitha kohërave në sjelljen ndaj mediave.

Ajo që ndodhi më 3 mars 1997 ndodhi sapo u shpall gjendja e jashtëzakonshme dhe një luftë e hapur mes qeverisë dhe medias dhe forcat paramilitare të presidentit të kohës, Berisha, që erdhën aty dhe dogjën redaksinë. Pra ky kufi ka qenë i shenjtë dhe kjo ngjarje është alarm i madh për lirinë e medias, për jetën e çdo gazetari në Shqipëri, që sot ndihen të ekspozuar ndaj çdo faktori kriminal. Pra kjo është një ngjarje shumë e rëndë.

Nëse ka vërtetë një qeveri që do që të garantojë një vend normal, me media normale, me informim të drejtë, gjetja e autorëve të kësaj ngjarjeje është prioriteti i vetëm. Ne kemi patur disa raste kur gazetarët janë goditur në krye të detyrës dhe nuk është marrë asnjë masë ndaj autorëve”-deklaroi Abilekaj.

 

Të fundit

Non gratën Berishës as ia ka bërë Soros, as ia heq dot La Civita

Akti i Tramp për Ballkanin Perendimor tregon se rreziku shqiptar për sigurinë kombëtare amerikane është akoma në veprim - Gjatë...

Parlamenti mblidhet në 3 korrik, pritet miratimi i ligjit për bashkëpronësinë

Në 3 korrik do të mbahet seanca e fundit parlamentare e kësaj legjislature ku pritet të miratohet ligji për bashkëpronësinë. Ndërkaq shtatori nuk do...

Nuk i ndaloi postbllokut, policia qëllon me armë drejt të riut! Detajet nga ngjarja

Policia ka qëlluar me armë drejt një të riu, i cili lëvizte me makinë, pasi nuk i ndaloi postbllokut. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në...

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin bregdetar të Sarandës këtë të shtunë, për të ndjekur...

SPAK sekuestron 12 milionë euro pasuri në Durrës

SPAK ka sekuestruar 12 milionë euro pasuri në Durrës, pasi dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal. Njoftimi i plotë i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit...

Lajme të tjera

Web TV