Heroinat përballë tradhëtisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diana Toska

Sot Parlamenti i Kosovës u përlot nga dhimbja që ta krijon vogëlsia kombëtare, krenaria e rrejshme dhe drejtësia e vrarë. U prek ndërgjegjja e përgjithëshme nga lotët e Vasje Krasniqit, viktimës së luftës së fundit të cilën e kanë mitizuar burrat e zhburrnuar të kombit tonë të madhërishëm. Vasja, foli për krimin i cili nuk ishte më i fuqishëm se stigma që përjetoi, foli për turpin, për mosmbrojtjen, mosmbështetjen e drejtësinë tonë 20 vjet pas lufte, duke na përkujtuar se gjithë këto vite ishin trajtuar nga të gjithë ne si vajza, motra, gra e nëna jo të mira.“ Po ku ishit ju para 20 viteve, atëherë kur kishim nevojë për të na mbrojtur, a ishit nëpër tavana kur ju dhunua gruaja në dhomë, kur braktisët gruan me fëmijë, kur latë nanat vetë e kur lejuat me u dhunua vajza 7 vjeçare, tha ndër të tjera Vasje Krasniqi në seancën e sotme“. Vasja sot në organin më të lartë ligjdhënës të shtetit foli në emër të 20 mijë grave, vajzave, nënave tona të dhunuara dhe të trajtuara si vegla nga armiku, duke kërkuar pak dritë e drejtësi nga errësira e kapluar morale e juridike kombëtare. Të mbijetuarat e krimit sot dëshmuan se vetëm të vërtetat janë ato që i rezistojnë brezave dhe janë më të vlefshme sa do që ato janë të dhimbshme. 20 mijë gra të dhunuara janë burgu i moralit që sot mbi supe bartin “ 60 mijë veteranët e luftës“ dhe krenaria e burrave shqiptarë që tash e 20 vjet pas lufte nuk lejuan që kjo temë të gjejë rrugën e drejtësisë nga frika e zhburrnimit. Arta Toçi, vetëm pse foli për një periudhë të lavdishme të historisë sonë kombëtare, për kontributin e patriotëve në luftimin e analfabetizmit i cili ushehej me mbajtjen e ferexhes dhe efektin që luante një femër e paarsimuar në ndikimin e arritjes së progresit kombëtarë, u linçua nga një turmë ideologjikisht e politizuar duke manifestuar publikisht një mizogjini të hapur. Si të kuptohet ndryshe kjo urejtje, ky diskriminim gjinor, ky nënçmim i gruas, ky teror publik që i ka rrënjët në mitologjinë antike. Si të kuptohet ky linçim i femrës shqiptare që po bëhet në emër të kauzës islame, sa herë e kudo që përmendet një diçka lidhur me islamin. Jo jo, asnjëherë nuk do ta pranoj. Edhe unë i takoj fesë islame dhe në zemër fuqishëm mbaj Zotin Tim, i cili vazhdimisht më frymëzon me dashuri e tolerancë, me mirëkuptim, me diell e dritë. Prandaj, kurën e kurës nuk do të pajtohem e as të pranoj që në emër të fesë e islamit politik të sulmohet një femër dhe as një njeri kush do qoftë ai. Patriotët e vërtetë dhe fetarët e devotshëm kanë Kombin e Zotin në zemër dhe luftojnë për parime universale, për të drejta të njeriut dhe rruajnë me xhelozi madhështinë e qenjes së tyre identitare kombëtare e fetare. Një popull që s’ka opinion publik, nuk mund të numërohet për komb. Një popull që frikësohet për ta mbrojtur kombin nga ideologjitë e huaja, nga radikalizmat fetarë e politikë, nga partizan e komandant, nga patriot e musliman të rrejshëm, nuk ka ardhmëri. Një popull që nuk e mbron kombin nga vetë shteti përgjithmonë qenja e tijë do të trajtohet vetëm si numër. Një popull që nuk mbron madhësinë e madhështinë e vet do ta shkruaj me shkronja të zeza historinë e kombit të vet. Një popull që nuk trajton me dinjitet Vasjen, Artën nuk meriton respekt. Koha është për të reektuar, intelektual e idealistë, të rinj e të reja se historia nuk do të na e fal frikën, oportunitetin e heshtjen para së keqes që na ka kapluar.

Të fundit

Video/ Këshilli i Europës në Prishtinë

Monada Mehmetaj, Strasburg Me dt 16 deri me 17 janar nje grup i Asamlese Parlamentare i Keshillit te Europes do...

Tragjedia me 66 viktima/ Begaj: Shqipëria krah popullit turk në këtë kohë të vështirë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ngushëlloi familjarët e viktimave të shkaktuar nga zjarri në një resort turistik në Bolu të Turqisë. Kreu i Shtetit i...

A po i adreson sistemi i sigurimeve dëmet pezull?

Numri i dëmeve pezull nga kompanitë e sigurimit u rrit përsëri vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në...

Melania vendosi kapele në inaugurimin e Trump/ Stilistja: Ka dashur të tregojë autoritet

Në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump, një vëmendje të madhe tërhoqi dhe zonja e parë Melania Trump. Veshja e saj me kapele...

“Shqipëria turistike” në Madrid/ Merr pjesë në panairin ndërkombëtar “Fitur 2025”

Bukuritë natyrore dhe oferta turistike Shqipërisë do të jenë pjesë e panairit global që do të mbahet në Madrit. Shqipëria do të prezantohet para 9000...

Lajme të tjera

Web TV