Kush do vritej? Me armë në automjet dhe banesë, arrestohen babë e bir në Shijak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona, babë e bir, kanë rënë në prangat e policisë në Shijak pasi janë kapur me armë zjarri dhe të ftohta.

Arma e zjarrit u gjet në banesën e tyre ndërsa armët e ftohta u zbuluan në automjetin me të cilin qarkullonte 21 vjeçari.

Armët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Falë inteligjencës informative, finalizohet operacioni policor i koduar “Pjezga”. Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe 2 armë të ftohta (pistoletë, dorezë dhe shkop metalik).

Të pajisur me armë zjarri dhe me armë të ftohta, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (babë e bir).

Arma e zjarrit u gjet në banesën e këtyre shtetasve, ndërsa armët e ftohta, në automjetin me të cilin qarkullonte 21-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, me mbështetjen e pandërprerë të inteligjencës informative, me qëllim parandalimin dhe goditjen e fenomeneve kriminale, kanë siguruar informacion se 2 shtetas (babë e bir) mbanin pa leje armë zjarri dhe armë të ftohta. Menjëherë është organizuar puna dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Pjezga”, është goditur një rast tjetër i kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar në flagrancë shtetasit Gj. H., 52 vjeç dhe A. H., 21 vjeç, babë e bir, banues në fshatin Pjezgë, Shijak.

Në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, ndërsa në automjetin me të cilin qarkullonte 21-vjeçari, u gjetën 2 armë të ftohta (dorezë dhe shkop metalik).

Arma e zjarrit dhe armët e ftohta u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Perez u premton lojtarëve një bonus “që do ta mbajnë mend gjatë” nëse kalojnë Arsenalin

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka premtuar një bonus të jashtëzakonshëm për futbollistët nëse arrijnë të përmbysin Arsenalin...

Mario Vargas Llosa, gjiganti i letërsisë latine-amerikane

Fitues i Çmimit Nobel, yll i bumit ndërkombëtar të letërsisë latine-amerikane, kandidoi gjithashtu për president në Peru. Intervistë: “Çmimi Nobel është si një përrallë...

Analiza: “Uria” italiane për pyjet shqiptare

Moratoriumi i pyjeve në Shqipëri nuk e ka ndalur shpyllëzimin. Raportet kombëtare dhe ndërkombëtare, pamjet satelitore dhe hulumtimet në terren janë shqetësuese. "Mos shkoni atje...

Rama ironizon opozitën/ Këtë herë do hanë shumë gola, do thonë na ‘çanë rrjetën’!

Kryeministri Edi Rama tha se opozita, me zgjedhjet e 11 Majit, do të hajë më shumë gola se asnjëherë më parë. “Ky portieri këtë radhë do të...

500 euro në këmbim të votës për PD-në e Berishës/ Ironia e Ramës: Këneta ka para!

Në bashkëbisedimin me komentuesit në rrjetet sociale, kryesocialisti Edi Rama komentoi edhe rastin e zbuluar në Lushnje, ku një 38-vjeçar u arrestua pasi premtonte 500 euro...

Lajme të tjera

Web TV