Vrasja e rojes së TCH/Gazetar: Në xhepin e viktimës u gjend një shumë parash dhe jo 5 lek

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ervin Karamuço, arriti të marrë vëmendjen e opinionit publik, kur shfaqi një fotografi të një monedhe 5 lekëshe, duke pretenduar se ajo është e vetmja monedhë, që ka rënë nga xhepi i rojes së ndjerë të Top Channel, Pal Kola, para se ai të ndërronte jetë nga sulmi me kallashnikov.

Historia synonte ti shtonte dozat e tragjizmit edhe pse vdekja e një njeriu, është mjaftueshëm tragjike pavarësisht se sa para ai ka në xhep, duke e pasqyruar Kolën si një person në varfëri ekstreme, në xhepat e të cilit gjendeshin vetëm 5 lek.

“Kam bërë fotografi i pari, monedhën që ra nga xhepi i të ndjerit Pal dhe ajo monedhë është kthyer në një simbol solidariteti te të gjithë njerëzit që besojnë te vlerat, humanizmi, që besojnë se jemi shumica kundër kriminalitetit”, tha Karamuço.

Por në fakt, “5 lekëshi i vetëm që ra nga xhepi i rojes”, i cili nuk dihet fare nga cili xhep ka rënë, duket më shumë një histori e ekzagjëruar. Këtë e ka konfirmuar gazetari Thimi Samarxhiu (video më poshtë), i cili gjatë intervistës me Karamuçon, deklaroi se roja i ndjerë, nuk kishte në xhep 5 lek, por një shumë parash që policia i’a dorëzoi familjes.

“Në fakt profesor, fotoja juaj është bërë virale dhe ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, më shumë simbolika, sepse në fakt, për korrektesë, nga burime zyrtare nga policia më thonë që në xhepin e të ndjerit janë gjetur mbi 20 mijë lekë të reja, të cilat më pas i janë dorëzuar familjes.

Vdekja e Pal Kolës, një person i pafajshëm dhe pa lidhje me objektivin e ngjarjes, është mjaftueshëm e trishtë dhe e rëndë, sa nuk ka nevojë për asnjë element të ekzagjëruar apo të sajuar, për ti dhënë ngjarjes më shumë dramacitet fals, apo për ti shtuar klikimet dhe vëmendjen personave që e shpërndajnë.

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV