EMRI/ Alibeajt i ikën një tjetër kandidat për zgjedhjet e 14 majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër kandidat i grupit të vulës është tërhequr nga gara për kryetar bashkie.

Bëhet fjalë për Sabah Shetën, që kandidonte për bashkinë e Krujës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sheta shkruan se ka reflektuar dhe ka vendosur që të mos i shërbejë përçarjes së demokratëve.

Këto ditë kam marrë me qindra mesazhe mbështetje nga demokratë dhe qytetarë, që duan një drejtim të ri për Krujën. Nga njëra anë, jam ndier i nderuar për besimin e tyre, por nuk mund të lë pa përmendur pjesën e dytë të mesazheve nga qyetetarët. Ata shprehin keqardhje që opozita është e përçarë, duke i dhënë sërish shans Edi Ramës në Krujë.

Kam reflektuar këto ditë dhe kam vendosur të mos bëhem pjesë e asnjë farse politike, të mos i shërbej përçarjes demokrateve dhe qytetareve te mi, atyre qe na respektuan ne si force politike dhe na votuan masivisht ne 25 prill 2021.

Kjo është arsyeja madhore pse kam vendosur të tërhiqem nga kandidimi për Bashkinë e Krujës në emër të PD. Por kjo nuk do të thotë se do të largohem nga fusha e betejës!

Do të kërkoj çdo votë për logon e Partisë Demokratike, sepse demokratët dhe qytetarët meritojnë të përfaqësohen sa më shumë dhe sa më mirë nga një parti e pakapur nga oligarkët, që nuk është në listën e zezë të SHBA.

Jam i bindur se beteja jonë për 14 majin nuk duhet dhe, të paktën, në Krujë; nuk do të jetë një betejë mes vetes, por vetëm me qeverinë!

Në Krujë, të gjithë e njohin përpjekjen time personale përpara Primareve, por edhe pas tyre, që të kishim një proces të përbashkët dhe gjithëpërfshirës. Kërkova të bashkohemi, por planet e zotit Berisha ishin të ndryshme. Para bashkimit të demokratëve kunder Edi Ramës, Sali Berisha vendosi përçarjen tonë me qëllim  bashkepunimin me Ilir Metën.

Me tërheqjen time nga gara për kryetar bashkie dua të përcjell një mesazh për qytetarët e Krujës, Fushe Krujes, Nikles, Thumanes, Bubqit dhe Malesise në 14 Maj, votoni listën e këshilltarëve me logon e Partisë Demokratike. Ka mbaruar koha kur ne falim pushtet, qoftë Edi Ramës, qoftë Ilir Metës. Është koha për të forcuar Partinë Demokratike dhe për të siguruar të ardhmen e saj!

Me respektin me te madh per ju Sabah Sheta!”, shkruan Sabah Sheta.

Të fundit

Vuçiç takon djalin e Trumpit në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të martën se ka zhvilluar një bisedë të përzemërt me Donald Trump...

Seanca në GJKKO/ Avokatët e Veliajt përfundojnë mbrojtjen, vijohet me Elman Abulen

Prej orës 10:00 vijon në Apelin e GJKKO seanca për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Mësohet se dy avokatët e kryebashkiakut, Ermir Beta dhe Artur...

Inceneratori i Tiranës, Gjykata e Posaçme dënon me 4 vite burg Alqi Bllakon

Gjykata e Posaçme ka vendosur këtë të martë që të dënojë me 4 vjet burg ish-deputetin e PS, Alqi Bllako. Për shkak të gjykimit të...

Çlirimi i Kosovës dhe Enver Hoxha

Nga Spartak Ngjela Në Tiranë Enver Hoxha ishte një tiran, por ai nuk kishte fare frikë që të fliste hapur për të drejtat e Kosovës. E...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ervin Salianjit/ Ish deputeti mbetet në qeli

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ervin Salianjit, i cili kërkoi lirinë. Salianji aktualisht po vuan dënimin në burgun e Fierit ku mbahet i...

Lajme të tjera

Web TV