Programi “EU4Schools”/ Dy shkolla në Bashkinë Lezhë janë pjesë e këtij programi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmes një publikimi në rrjetet e tij sociale, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara – PNUD Shqipëri bën me dije se në Bashkinë Lezhë po vijon puna për ndërtimin/riparimin e dy objekteve arsimore, pjesë e Programit “EU4Schools”/ “BE për shkollat”.

Më konkretisht, bëhet fjalë për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti”, ku përfitojnë 631 nxënës, 38 mësues & 60,000 banorë të komunitetit; si dhe riparimin e shkollës 9-vjeçare & kopshtit “Fran Ivanaj” Ishull-Shëngjin, ku përfitojnë 179 nxënës, 47 fëmijë, 17 mësues & 8,100 banorë të komunitetit.

Sipas PNUD Shqipëri, këto janë dy prej 15 objekteve, të cilat janë aktualisht në proces rindërtimi/riparimi në kontekstin e  Programit “EU4Schools”, të cila po ndërtohen/riparohen bazuar në dy parimet themelore “Rindërtojmë Më Mirë” dhe “Rindërtojmë Së Bashku”, duke siguruar standardin më të lartë të procesit mësimor për nxënësit, fëmijët, mësuesit dhe mbarë komunitetet e prekura.

Në fokus të Programit “EU4Schools” është rindërtimi apo riparimi i 60+ objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, 2019, ku përfitues të drejtpërdrejtë janë rreth 25,000 fëmijë, nxënës e mësues. Deri tani, në kontekstin e këtij programi kanë përfunduar 39 objekte arsimore.

Për më shumë rreth këtij programi dhe për t’u informuar në kohë reale mbi ecurinë e tij, ju ftojmë të ndiqni edhe portalin e transparencës: https://eu4schoolsportal.al/

Të fundit

“Noc Rrokun do marrin më 11 maj”- Rama ironizon opozitën dhe i përgjigjet komentuesit

Kryeministri Edi Rama, ka ironizuar opozitën në përgjigjen e tij për një nga komentuesit në rrjetet sociale, i cili...

Adoleshentët sot piqen më vonë se ata dikur

Një studim zbuloi se Gjenerata Z ndërgjegjësohet për çështjet sociale shumë më vonë se brezat e mëparshëm. Dr. Haley Stephens ia atribuon këtë përmasave më...

PD protestë më 8 shkurt, Berisha: E shtuna, dita kur Shqipëria zbret në Tiranë

Partia Demokratike do të organizojë protestë më 8 shkurt. Lajmi është dhënë nga kreu i Partisë Demorkatike Sali Berisha në një konferencë për shtyp. “E shtuna...

Zgjedhjet/ Miratohet fondi për partitë politike, ja sa është shuma që do të shpërndahet

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar 150 milionë euro për t’u shpërndarë partive politike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet e kaluara i janë...

Projektligji për pensionet, zv.ministrja e Ekonomisë: Ja kur njihen vitet e punës

Zv.ministrja e Ekonomisë, Olta Manjani, ka shpjeguar në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë projektligjin e ri për njohjen e viteve të punës,...

Lajme të tjera

Web TV