Moti për ditën e sotme do të shoqërohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare në të gjithë territorin shqiptar.
Sipas Meteoalb, vranësirat do të shtohen përgjatë pasdites në pjesën veriore të vendit duke rrezikuar reshje të pakta dëbore duke lënë pjesën tjetër të vendit me kthjellime.
Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes, por mbeten thuajse konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C në Pukë deri në 14°C në Sarandë.
Era vijon të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi veriore duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.