Masa ekstreme/ Mbyllen zyrtarisht të gjitha lokalet në Tiranë dhe Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjitha restorantet, baret dhe klubet në Tiranë dhe Durrës do të mbyllen. Kryeministri Edi Rama bën me dije se në kuadër të masave ekstreme, ky vendim do të merret fillimisht në kryeqytet dhe në Durrës duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së qytetarëve.

“Ndjesë por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, detyrohemi të mbyllim të gjitha restorantet, baret, klubet, në Tiranë dhe Durrës fillimisht”, shprehet Rama.

Kryeministri thotë se “kjo nuk është kohë pushimesh dhe argëtimesh jashtë shtëpisë, po kohë lufte dhe kjo luftë fitohet vetëm duke kufizuar lirinë tënde, duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën e jetesës dhe duke ruajtur familjen tëndë nga kontaktet e tua me jashtë.”

Një grua e moshës 73 vjeç ndërroi jetë pak orë më parë si pasojë e koronavirusit, ndërsa 11 të tjerë janë të infektuar.

Të fundit

Kush i humbi zgjedhjet? Askush, si gjithmonë

Nga Enton Spahiu Pas çdo zgjedhjeje, njëra palë feston, tjetra reflekton. Në teori. Sepse në praktikën shqiptare, veçanërisht atë të...

“Këta dhe ditëlindjet me 5-sa i kanë!”/ Demokratët suprizojnë Gjekmarkajn për 51-vjetorin

Teksa procesi i numërimit të votave të diasporës po zhvillohet në Parkun Olimpik, atmosfera u zbut për disa çaste kur deputeti Agron Gjekmarkaj u...

“Washington Post”: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë midis vendeve evropiane

Turistët amerikanë po përgatiten për një verë të kushtueshme – duke i përshtatur pushimet e tyre në përputhje me rrethanat, shkruan Natalie B. Compton...

“Iu luta me dorë në zemër, mos me Nokën”/ Dash Sula tregon përplasjen me Berishën!

Dash Sula, ka rrëfyer një moment të rëndësishëm që, sipas tij, mund të kishte ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve brenda PD-së. "Unë i jam drejtuar me...

Votat e Diasporës, PS pranë përmbysjes së rezultatit në bastionin historik të demokratëve

Procesi i numërimit të votave të Diasporës vijon, me theks të veçantë te ato të ardhura nga Greqia. Deri më tani, Partia Socialiste ka...

Lajme të tjera

Web TV