Sali Berisha rrezikon burgun, ja për çfarë akuzohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të nisë një kallëzim penal ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha, pasi ata e akuzojnë për përhapje të informatave dhe njoftimeve të rreme, me imazhe të montuara, në një kohë kur vendi është prekur nga koronavirusi.

Në njoftimin e bërë, thuhet se kallëzimi do të dorëzohet nesër në prokurorinë e Tiranës.

Për çfarë akuzohet Berisha: Alarmi i Berishës: I gjithë Durrësi rrezikohet nga epidemia e koronavirusit

(-Maskat e skaduara/ PD kallëzon në SPAK ministren Manastirliu)

DEKLARATA E GRUPIT TË PS

Deputete te Komisionit te Shëndetësisë ne Kuvendin e Shqipërisë po ndjekin dhe vlerësojnë masat e marra per përballimin e situatës se emergjencës të krijuar në Shqipëri si pasojë e përhapjes në shumë vende të botës së virusit COVID-19 dhe nevojën për solidaritet me bluzat e bardha të cilët kane përgjegjësinë kryesore.

Grupi i PS sqaron se: “Ne konstatojmë me shqetësim disa veprime keqdashëse te disa personave politikë që synojnë të përhapin panik, mosbesim tek stafet mjekësore dhe demoralizim.

Per këtë qellim bazuar ne Nenin 267 te Kodit Penal ne Republikën e Shqipërisë kemi vendosur te kallëzojmë penalisht shtetasin Sali Ram Berisha ish-deputet, për përhapjen e informatave apo njoftimeve të rreme, me imazhe të montuara apo komente me shkrim (përmes faqes së tij facebook), të cilat targetojnë opinionin publik duke nxitur me vetëdije një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit.

Gjithashtu i bëjmë thirrje Partisë Demokratike të ndalojë menjëherë daljen në Tiranë dhe në bashki të tjera të vendit të përfaqësuesve të saj, të instruktuar për të përhapur panik. Kallëzimi i plote penal do te depozitohet nesër ne mëngjes ne Prokurorinë e Tiranes”.

Të fundit

Petro Koçi tërhiqet nga gara zgjedhore:S’do jem në listë për deputet, por do punoj për PS

Petro Koçi është tërhequr nga gara zgjedhore e 11 majit. Deputeti socialist, përmes një reagimi në rrjetet sociale, deklaroi...

Pse njerëzit e pasur kanë filluar të mos vendosin më perde?

Në lagjet e pasura amerikane, është bërë gjithnjë e më e zakonshme të shohësh dritare të pambuluara, ku ambientet e brendshme bëhen të ekspozuara...

Ngjela për zgjedhjet e 11 majit: PS fitore të sigurt

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Report Tv thotë se Sali Berisha nuk ka asnjë shans të vijë në pushtet, ndërsa thekson se ai...

Prag “lufte” për listat në PD / Berisha heq Tabakun dhe fut Topallin

Në limitin e kohës, KQZ regjistroi koalicionin e PD-së me 25 parti të tjera, kryesisht me partinë e Ilir Metës, Shpëtim Idrizit, Fatmir Mediut dhe...

Pensionet me Italinë, procedura që duhet të kryejnë dhe ku bëhet aplikimi

Dekretimi brenda pak javësh nga Presidenti italian, Sergio Mattarella, është hapi i fundit për njohjen e pensioneve për shtetasit e dy vendeve. Nga nisma...

Lajme të tjera

Web TV