Berisha thirrje demokratëve: Mos harroni sakrificën tuaj, bashkë dalim fitimtarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha ishte të dielën në Shkodër ku mori pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 4 dëshmorëve të 2 prillit të vitit 1991.

Në një deklaratë për mediat Berisha tha se dëshmorët e 2 prillit janë frymëzim për të gjithë shqiptarët që duan të votojnë të lirë dhe detyrim për PD që të rikthejë votën e lirë.

Berisha u shpreh i sigurt për një fitore të madhe të PD në zgjedhjet  e 14 majit, ndërsa u bëri thirrje demokratëve të bashkohen dhe të mos e harrojnë sakrificën e tyre për PD.

“PD do dalë fitimtare në këto zgjedhje dhe i garanton shqiptarët se asgjë në këtë botë s’e ndalon hovin e saj. Kam një ftesë për çdo demokrat, të bashkohemi dhe të mos harrojmë se gjeni ynë është pluralizmi.

Sa i përket binomit Basha-Alibasha përbën shëmtirën politike më të madhe në 32 vite, janë pengjet më të keqpërdorur dhe çdo votë e imagjinuar për ta është votë për Edi Ramën”, tha Berisha.

 

Të fundit

Zgjedhjet e 11 Majit, KQZ regjistron 15 partitë e para politike

KQZ ka regjistruar 15 partitë e para politike, mes tyre Partia Socialiste, Demokrate dhe Partia e Lirisë. Në zgjedhjet...

Cilat ushqime ndihmojnë në shëndetin e zemrës?

Peshku, veçanërisht peshku i yndyrshëm, është i njohur për përfitimet e tij të jashtëzakonshme për shëndetin e zemrës, një fakt që është vërtetuar nga...

Zona këmbësore në ish-Bllok/ Rama: Parkimi i dyfishtë do krijojë lehtësi në trafik

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në prezantimin e projektit për kthimin në zonë këmbësore të ish-Bllokut, u shpreh se kjo zonë do të jetë...

Basha i përgjigjet Berishës: ‘Doktor Pazari’ tregoju shqiptarëve se si i vure pasuritë

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, iu përgjigj akuzave që bëri sot (24 shkurt) kreu i PD-së, Sali Berisha, që e etiketoi si...

Zgjedhjet në Gjermani forcojnë euron/ Arrin nivelin më të lartë në dy muaj

Euro u ngjit në mbi 1.05 kundrejt dollarit amerikan më e larta në dy muaj pas zgjedhjeve të mbajtura në Gjermani ku është në...

Lajme të tjera

Web TV