“14 maji”/ Berisha: Sot mjerisht në monizëm, Alibashat nuk kanë merituar asnjë mbështetje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha tha është penduar për mbështetjen që i ka dhënë më parë Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt duke i cilësuar përsëri si “pengje”.

 “Ska diskutim që ata faktojnë që nuk kanë merituar asnjë mbështetje pasi ata shkelmojnë mbi veten e tyre dhe sillen si pengje pa asnjë lloj vlere. Binomi Basha Alibasha përbën shëmtirën më të madhe të historisë politike të Shqipërisë, pengje të Edi Ramës dhe çdo votë e imagjinuar për ata është votë për Edi Ramën,” tha ai.

Kryetari i Rithemelimit u tregua optimist për zgjedhjet e 14 majit. Sipas tij Partia Demokratike do të dalë fitimtare në zgjedhjet vendore.

 “14 maji do të jetë përsëri triumfi i idealeve të lirisë. PD është e sigurtë që në këto zgjedhje do dalë fitimtare dhe askush nuk e ndalon hovin e saj per ti rikthyer shqiptarëve voton e lirë,” tha ai.

Ndërkohë nuk munguan as akuzat ndaj kryeministrit Rama.

 “Ne sot i nderojmë martirët e votës së lirë pas 32 vitesh, por mjerisht i nderojmë në kushtet e një monizmi të plotë. I nderojmë në kushte të njëjta me ato që ekzistonin ditën që ata ranë për t’u bërë të pavdekshëm. Sot të gjitha pushtetet janë në dorën e një njeriu. Të gjitha liritë dhe të drejtat e qytetarëve të Shqipërisë janë në duart e një njeriu, i cili kontrollon çdo pushte dhe vendos për çdo votë,” tha ai.

Nga Shkodra, Sali Berisha përkujtoi 4 viktimat të cilët humbën jetën në masakrën e 2 prillit të vitit 1991. Gjatë një proteste të demokratëve kundër rezultatit të zgjedhjeve të 31 marsit, plumbat e forcave të policisë morën jetën e Bujar Bishanakut, Arben Brocit, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës, sot të shpallur martirë të demokracisë, ndërkohë që me dhjetëra u plagosën.

Të fundit

Kombëtarja fluturon drejt Rigës, kërkohet fitorja ndaj Letonisë

Mbrëmjen e djeshme, Kombëtarja shqiptare u ndal në një barazim pa gola kundër Serbisë në “Air Albania”. Megjithatë, djemtë...

Pse po kërkohet rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale?

Që nga viti 2021, kur Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Kosovës u shkri në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, dhjetëra organizata...

Mbi 600 të arrestuar! Policia raporton përmbledhjen mujore të majit

Policia e Shtetit ka publikuar ditën e sotme përmbledhjen e veprimtarisë së saj në muajin maj, një muaj i ngjeshur me ngjarje të rëndësishme...

Jo pulëbardhat e zhurmshme që vjedhin ushqim, është njeriu ai që dëmton

Sophie Pavelle Shpend grabitqarë, gjemba dhe pajisje me tinguj largues janë disa nga masat që përdoren për t’i trembur këto zogj. Ndoshta duhet të provojmë...

Miguel Ángel Asturias, zëri magjik i Amerikës Latine

Më 9 qershor 1974 vdiq në Madrid shkrimtari dhe diplomati Miguel Ángel Asturias, një prej figurave më të shquara të letërsisë hispanoamerikane të shekullit...

Lajme të tjera

Web TV