‘Breshëri’ aksidentesh/ Gonxhja: Edukimi rrugor të kthehet në prioritet kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja thotë se edukimi rrugor duhet të kthehet në prioritet kombëtar, për shkak të rritjes së numrit të aksidenteve edhe nga këmbësorët.

Në një intervistë për ABC News, Gonxhja u shpreh se lëvizshmëria është një aspekt i rëndësishëm i jetës sonë të përditshme dhe për të garantuar sigurinë, duhet bashkëpunim institucional, por edhe ndërgjegjësimi i shoqërisë.

“Ky është një problem, është një problematikë. Nuk po them fenomen, por një aspekt i rëndësishëm i jetës sonë të përditshme.

Është lëvizshmëria e sigurt që nuk mund të zgjidhet dot pa një bashkëpunim, jo vetëm institicional, por pa një ndërgjegjësim të plotë të shoqërisë, pa një vënie në rend kryesor të një qeverie që ikën edhe vjen, pa adresuar këtë gjë me fonde, pa i dhënë rëndësinë e duhur që në familje, shoqëri, lagje, shkollë dhe pa e kthyer në një prioritet kombëtar.

Pse kjo?

Edhe sikur nga pikëpamja ekonomike, në kuptimin e një familjeje, Shqipëria, vetëm në vitin 2022, mendohet që ka pasur një kosto prej 403 milionë dollarë nga pasojat e aksidenteve rrugore, socio-ekonomike, këtu është e përfshirë gjithçka brenda”, theksoi ai.

Të fundit

Burrat e shkurtër nën 162 cm jetojnë më gjatë se burrat mbi 162 cm

Studimet e fundit kanë treguar se burrat e shkurtër jetojnë 3 vite më shumë se burrat e gjatë. Një studim...

KQZ ndalon ambasadorin shqiptar të shkojë tek ceremonia e inaugurimit të Trump

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndaluar ambasadorin Shqiptar në SHBA, Ervin Bushati të shkojë të hënën në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë...

“Salianji e Meta në burg si në diktaturë”/ Berisha: Të bëjmë të pamundurën që të…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një takimi me ish të përndjekurit politik tha se Ervin Salianji dhe Ilir Meta janë dy të...

Kush po arratiset, disa të rinj apo vetë presidenti?

Nga Frrok Çupi Vallë cila do të ishte dramatike: E para që Presidenti i Republikës i vë zjarrin vendit, thith urrejtjen e popullit të vet dhe...

Tik-Tok reagon për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Supreme në SHBA

Platforma e njohur e rrjeteve sociale TikTok paralajmëroi për një ndërprerje të afërt për 170 milionë përdoruesit e tij në SHBA pasi Gjykata e...

Lajme të tjera

Web TV