E frikshme/ Djali me koronavirus infekton 13 persona në autobus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shtetas kinez ka infektuar 13 persona me të cilët udhëtoi rreth katër orë në një autobus public, pa I prekur fare ata.

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në Kinë, ka studiuar me detaje rastin e tij, dhe ka sjellë të dhëna të frikshme për rrezikshmërinë e përhapjes së Covid-19.
Personi, i njohur si “pacienti A” në studim, u diagnostikua me COVID-19 më 22 janar. Vetëm disa ditë më parë ai kishte udhëtuar me autobus, ndërkohë që kishte simptoma gripale.

Kamerat e sigurisë të autobusit treguan se pacienti A ishte i ulur në rreshtin e fundit të autobusit me një pasagjer tjetër në krah. Ai nuk preku asnjë njeri dhe nuk ndërveproi me askënd në autobus.

Megjithatë në fund të udhëtimit katër orësh, virusi ishte përhapur tek 7 pasagjerë të tjerë që kishin udhëtuar gjatë gjithë kohës më pacientin A. Mes tyre ishte dhe personi që ishte ulur afër me të por dhe dy persona që ndodheshin 6 rreshta sediljesh para tij. Por akoma më dramatik është fakti se të infektuar kanë mbetur edhe pasagjerë që kanë hipur më pas në të njëjtin autobus.

Të infektuarit mund të kenë thithur piklat e lëshuara në ajër nga fryma e nxjerrë e pacientit A ose e ndonjë pasagjeri tjetër në autobus të porsa infektuar nga pacienti A.

Të nesërmen, pacienti A udhëtoi me një tjetër autobus për rreth një orë dhe infektoi dy pasagjerë të tjerë të cilët ishin ulur 4,5 metra larg tij, thuajse katër herë më shumë se sa distanca që ishte menduar se ishte e sigurt prej 1-1,5 metra.

Hulumtuesit zbuluan gjithashtu se viruset qëndruan në ajër për të paktën 30 minuta dhe që asnjë nga personat që ka pasur maskë në autobus nuk është infektuar, çka tregon se maskat mbrojtëse janë mjet efikas kur përdor transportin publik.

Lexo edhe :  2025-a, viti i “rilindjes” së energjisë bërthamore?

U zbulua gjithashtu se virusi mund të qëndrojë në sipërfaqe të objekteve për ditë të tëra, pasi u gjet në dorezën e derës, mbajtëset e autobusit dhe krahët e karriges pas disa ditësh.

Të fundit

Shpërthejnë sërish zjarret pranë Los Angelos, mijëra të evakuuar

Los Angelos nuk gjen qetësi. Shpërthejnë sërish zjarret duke bërë që mijëra persona të tjerë të evakuohen menjëherë. BBC shkruan...

Europa në emergjencë për të mbledhur mjekë, ikin qindra “bluza të bardha” nga Shqipëria

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë gjatë dekadave të fundit, fuqia punëtore në shëndetësinë Europiane po...

Ç’ndodhi me Parashqevi Simakun në spital? Iliriani paralajmëron dy infermieret shqiptare

Elton Iliriani ka zbuluar sot gjendjen e këngëtares pas shtrimit në spitalit psikiatrik. Ai është shprehur se ai e ka takuar atë në spital dhe...

Reshje dëbore në zonat malore/ Parashikimi i motit për sot, 23 janar 2025

Territori Shqiptar do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të...

Lajme të tjera

Web TV