“Boll drama”/ Arbër Hajdari reagon mbi “BBV”: Nëse unë kam bërë dy batuta…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arbër Hajdari është komentuar shumë për opinionet që ai jep ndaj konkurrentëve të “Big Brother VIP” gjatë rrugëtimit të tyre në këtë shtëpi.

Videot e tij janë kudo virale në rrjet, ndërkohë së fundmi Arbri ka reaguar me një postim në rrjete sociale ku shprehet se gjërat duhet të merren më lehtë pasi kemi të bëjmë me një “show”.

Mes të tjerash, ai thekson se “Big Brother VIP” është për argëtim, jo për të shfryrë, sharë dhe ofenduar askënd.

”Miq të dashur!

Ky ‘Big Brother’ ka qenë dhe është shumë i vështirë për t’u analizuar, për t’u komentuar e për të dhënë një opinion personal pikërisht për përmasat gjigante që ka marrë dhe ndjeshmërisë së madhe që secili nga personazhet ka në publik.

Për shkak të punës sime kam si parim të mos cenoj askënd dhe të vlerësoj çdokënd duke u përpjekur për të qenë i drejtë e racional.

Ky është një spektakël, një ‘show’ televiziv dhe jo një arenë gladiatorësh, ata aty brenda, por edhe ne këtu jashtë që jemi të përfshirë, jemi njerëz normalë me të mirat dhe të këqijat tona, por ndryshimi është që ata aty brenda po ju argëtojnë prej 103 ditësh dhe nuk meritojnë asnjë lloj linçimi publik.

Shprehja e një opinioni personal për lojën e tyre nuk do doja kurrsesi të përkthehej në sulm karshi asnjërit prej konkurrentëve.

Nëse unë kam bërë dy batuta me konkurrentët ka ndodhur sepse ky është një ‘show’ dhe si i tillë të gjithë duhet ta marrim pak më me lehtësi e sportivitet. Boll drama ka ky vend! ‘Big Brother’ është për argëtim, jo për të shfryrë, sharë dhe ofenduar askënd”, shkruan ai.

Të fundit

Tjetër skandal/ Shkakton kancer, AKU e pranon: Kemi konsumuar qumësht me aflatoksinë

Nuk kanë të ndalur problematiket në lidhje me sigurinë ushqimore. Burime për “Ora investigim” bëjnë me dije se gjatë...

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

Në këtë periudhë mushkonjat janë një nga shqetësimet më bezdisëse. Dhe luhatjet e temperaturave nuk na ndihmojnë fare me sulmet e tyre. Por përveç bezdisjes,...

Japonia miraton ligjin që lejon vrasjen e kafshëve të rrezikshme

Japonia ka miratuar sot një ligj për të lejuar “gjuajtje urgjente të kafshëve të rrezikshme” nga gjuetarët nëse shkelin në zonat e populluara, shkruajnë...

FOTO/ Sali Berishën e veshin me jelek popullor dhe qeleshe në Krujë

Kreun e PD-së, Sali Berisha, te pazari në Krujë, artizanët i kanë dhuruar dhe veshur një jelek popullor dhe një qeleshe. “Do të duhej të...

Sherr në PS: Grushta mes ‘të vetëve’ në Kavajë

Një incident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në selinë e Partisë Socialiste për zonën Kavajë-Rrogozhinë, ku rreth orës 23:00 ka plasur dhuna...

Lajme të tjera

Web TV