Avokati Ramaj: Partitë të mos kandidojnë njerëz me të shkuar kriminale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Redi Rama thotë se dy partitë kryesore politike në vend, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, por edhe forcat e tjera, nuk duhet të kandidojnë në zgjedhje, persona me të shkuar krinimale.

Në një intervistë për ABC News, Rama u shpreh se ka mjaft njerëz që kanë kontribute dhe reputacion, të cilët mund të kandidohen.

“Mendoj që është shqetësuese që njerëz të cilët kanë problem me ligjin, qoftë në Shqipëri, qoftë jashtë Shqipërisë, vendosen për kandidatë për zgjedhjet lokale, por edhe për ato qendrore të zhvilluara në vitin 2021.

Pra, me miratimin për ligjin e dekriminalizimit, që njihet ndryshe për pastërinë e figurës së personave që kandidojnë në funksionet publike, duhej që kjo praktikë të kishte marrë fund. Asnjë nga partitë, jo vetëm PS dhe PD, por as partitë e tjera, të mos kandidojnë persona që kanë probleme me ligjin, qoftë në Shqipëri apo jashtë, duke theksuar edhe dënime të ulëta, por edhe të larta.

Duke iu referuar edhe ligjit, sepse e ka përcaktuar se për çfarë dënimesh ndalohesh. Dhe në rastin tjetër, është edhe mosdeklarimi në formularin përkatës të KQZ-së kur ti kandidon si kandidat.

Një gjë nuk kuptoj nga të dy partitë politike. Në Shqipëri ka shumë njerëz të cilët kanë kontribut, kanë reputacion edhe brenda partive poltike, nuk e kuptoj pse kandidohen njerëz që kanë probleme me ligjin”, theksoi ai

Të fundit

Shenjat e horoskopit që nuk kënaqen kurrë me asgjë

E keni vënë re që disa njerëz, pavarësisht se çfarë kanë, pavarësisht se cfarë fitojnë, nuk ndihen kurrë të...

Tension në fundin e takimit, momenti i përplasjes së trajnerit Conceicao me Calabrian

Milani mori një fitore spektakolare ndaj Parmës, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 3-2 dhe një fund drithërues.  Pas fishkëllimës së fundit nga arbitri Abiso, trajneri Sergio...

OSHEE kërkon 120 faturistë, të interesuarit mund të aplikojnë deri në 5 shkurt

OSHEE po kërkon 120 lexues të rinj për matësit e energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë, që do t’i bashkohen trupës aktuale prej 870...

Rehabilitimi i Parkut të Ulëzës, Rama: Infrastrukturë cilësore që nxit turizmin

Projekti për rehabilitimin e parkut të liqenit të Ulëzës do të mundësojë një infrastrukturë cilësore duke nxitur turizmin në zonë. Kryeministri Edi Rama ndau sot...

Papa Françesku kërkon datë të unifikuar për Pashkët katolike dhe ortodokse

Papa Françesku bëri thirrje të dielën për një datë të përbashkët për Pashkët mes kishave të krishtera, nën frymën e promovimit të unitetit. “Është një...

Lajme të tjera

Web TV