Qëlloi me thikë 3 bashkëmoshatarët, arrestohet 18-vjeçari në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes së trefishtë me thikë sot në Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Arrestohet autori i plagosjes së trefishtë, të ndodhur mesditën e sotme.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, ku shtetasi A. H., pas një konflikti për motive të dobëta, plagosi me thikë tre bashkëmoshatarët e tij dhe u largua, shërbimet e Komisaritait të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja të DVP Shkodër, janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë ushtruar kontrolle të shumta në ambiente të ndryshme, në akse rrugore dhe në lagjet e qytetit të Shkodrës.

Për shkak të presionit të Policisë dhe falë negociatave me familjarët e shtetasit A. H., u bë e mundur që rreth orës 20:00, ky shtetas të vetëdorëzohej në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Shtetasi A. H. plagosi me mjet prerës thikë, bashkëmoshatarët e tij, shtetasit K. H., E. T. dhe Xh. P.

Shtetasi Xh. P. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa dy shtetasit e tjerë, pas ndihmës mjekësore, janë larguar në banesë.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Të fundit

5 vjet pasi statuja e tregtarit të skllevërve u rrëzua

Kur u rrëzua statuja e tregtarit të skllevërve Edward Colston në Bristol, ajo simbolizoi shpresë. Tani qeveria duhet ta...

Dokumenti sekret i Inteligjencës Ruse tregon dyshim të thellë ndaj Kinës

Gjuetarët e spiunëve të Rusisë janë gjithnjë e më të shqetësuar për spiunazhin e Kinës, edhe pse dy vendet po afrohen. Në publik, Presidenti Vladimir...

A duhet të largohet Berisha pas humbjes?/ Paloka: Të gjithë kemi përgjegjësi, ai jo!

Zërat brenda Partisë Demokratike që kërkojnë largimin e kreut të PD, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, po shtohen. Por për deputetin...

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi. “Mijëra zemra kuqezi janë me...

Pamjet e tmerrit, si huliganët serbë dhunuan futbollistët e Shqipërisë 11 vite më parë

Vrasja e mijëra shqiptarëve të Kosovës nga Serbia në fundin e mijëvjeçarit të shkuar, dëbimi i miliona prej tyre nga banesat dhe dheu amë,...

Lajme të tjera

Web TV