Sëmuret sërish rëndë Putin, mjekët në panik, presidenti rus po humbet shikimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shëndeti i Vladimir Putinit është rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes. Çështja rreth shëndetit mendor dhe fizik të udhëheqësit rus është bërë temë diskutimi që kur ai filloi agresionin në Ukrainë, shkurtin e vitit të kaluar.

Kësaj here, presidenti rus ka pësuar një sërë shqetësimesh serioze shëndetësore, që kanë shkaktuar“panik” tek mjekët e tij.

Sipas medias Telegram General SVR, presidenti rus është përballur me dhimbje të forta koke, shikim të paqartë dhe gjuhë të mpirë.

Ai gjithashtu thuhet se ka përjetuar një humbje të pjesshme të ndjeshmërisë në krahun dhe këmbën e djathtë. Mjekët i dhanë ndihmën e parë dhe urdhëruan Putin të merrte ilaçet dhe të pushonte për disa ditë. Por në vend që të ndiqte këtë këshillë, kryeministri rus refuzoi të pushonte.

Gjendja e tij u përmirësua dhe dhimbjet iu lehtësuan, pas ndërhyrjes së ekipit mjekësor, thuhet në deklaratën e kësaj mediaje. “Vdekja e papritur e Putinit do t’i vendosë të gjithë përpara të panjohurës, ose më saktë, në prag mbijetese”, shkruan General SVR.

Media e cila pretendon se ka burime të brendshme në Kremlin, ka thënë vazhdimisht se Putini mund të ketë kancer, ndërsa disa ekspertë pretendojnë se ai ka një sërë sëmundjesh.

Disa thonë se ai po vuan nga tiroidet ose nga stomaku, ndërsa të tjerë janë të bindur se presidenti rus ka sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme. Shpesh, thashethemet në lidhje me shëndetin e Putinit, janë nxitur nga zakoni i tij për t’u kapur fort pas tavolinave dhe për të bërë lëvizje të çuditshme me këmbët.

Megjithatë, Kremlini dhe ministrat këmbëngulin se ai gëzon shëndet të përsosur, duke hedhur poshtë çdo spekulim se ai mund të lërë luftën përgjysmë apo të largohet nga posti.

Të fundit

Berisha – fati ynë apo zgjedhja jonë?

Fatos Tarifa Tre individë kanë dominuar historinë politike të shqiptarëve qysh nga krijimi i shtetit tonë të pavarur - Ahmet...

Rama publikon pamjet nga Shkoda/ Pas shumë vitesh lumi Buna rrjedh i lirë

Është përmbyllur fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin dhe çlirimin e zonës së Dajlanit në Shkodër. Lajmin e ka ndarë mëngjesin e sotëm...

12 Korrik 927 – Dita kur lindi Anglia, roli i madh i mbretit Aethelstan

Në mëngjesin e 12 korrikut të vitit 927, një akt politik i ngjashëm me një marrëveshje të heshtur, por me pasoja të thella, do...

SHBA/ Shtëpia e Papa Leon XIV në Çikago do të bëhet monument historik

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV, e vendosur në periferi të Çikagos, Dalton, është blerë nga bashkia lokale dhe pritet të shndërrohet në...

Temperatura deri në 35 gradë Celcius/ Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Vendi ynë këtë të shtunë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin...

Lajme të tjera

Web TV