Mohon lidhjen me Keisin? Lorenci flet pas daljes nga “BBV”: I kërkova ndjesë Sabianit…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lorenci ka treguar se situata me Kejsin e bëri të reflektonte e ta konsideronte gabim nga ana e tij faktin që tregoi për marrëdhënien e tyre në të shkuarën. Ai tha se i ka kërkuar falje Sabianit, por edhe të dashurës aktuale.

“Unë kam disa muaj në një lidhje dhe kjo situatë ka ndikuar edhe tek ajo, por do të rregullohet”, tha Lorenci.

Në lidhje me rrëfimin e tij gjatë qëndrimit në “BBV”, Lorenci u shpreh se është transmetuar vetëm një pjesë e fjalëve që ai ka thënë, ndërsa shtoi se “me Keisin thjesht ka dalë dhe nuk ka patur një lidhje.”

“Pjesa me Kejsin. Nuk ishte diçka e mirë për t’u përmendur as për mua e as për Kejsin. Dola si njeri që po ndante një çift, ndërkohë hyra për gjë tjetër. Ishte rrëfim i gjatë në dhomën e rrëfimit, por u mor vetëm një pjesë e vogël. E kam përmendur dhe e di që është ditur si gjë jashtë. E mora vesh kur dola, që ishte bërë virale nëpër portale. Por ne thjeshtë kemi dalë një periudhë, kemi ruajtur një raport miqësor që është dukur qartë aty brenda. Thjesht unë në një rrëfim, ka qenë dita e 2, dhe ishim te pjesa që po ruheshim mos të jepnim informacione nga jashtë. Këto shakatë e mia ishin mos merreshi”-tha Lorenci.

Kujtojmë se Lorenc Hasrama, u largua me dëshirë nga “Big Brother Vip.” Ai pohoi sërish në “Ftesë në 5” se gjendja jo fort e mirë emocionale ishte arsyeja kryesore pse vendosi të linte këtë rrugëtim.

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV