Si një ‘shtetrrethim’/ Çfarë ndodh në Tiranë duke filluar nga sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Jemi në situatë lufte”, deklarata e kryeministrit Edi Rama për disa u mor me shaka, por nga dje janë përshkallëzuar masat për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Pasditen e djeshme, kryeministri Edi Rama njoftoi se kishte marrë vendimin për të mbyllur të gjitha baret dhe restorantet. Afati i fundit për të mbyllur lokalet dhe baret ishte ora 00:00 e ditës së sotme.

Nga sot në Tiranë nuk do të këtë asnjë lokal hapur. Secili bar apo restorant që nuk e zbaton vendimin, do të gjobitet me 20 milionë lekë të vjetra.

Po dje qeveria mori vendim të nxjerrë në terren ushtrinë dhe policinë për të verifikuar nëse të ardhurit nga Italia apo zona të prekura nga koronavirusi e respektojnë ose jo vetëkarantinimin të paktën 14 ditë.

Nëse ata shihen në rrugë do të gjobiten 5 mijë euro dhe me rikthimin e situatës në normalitet do u ndalohet të dalin jashtë shtetit nëse gjoba nuk shlyhet.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku ka theksuar se të gjithë qytetarët të cilët kanë ardhur nga Italia dhe Greqia do të shoqërohen për t’u vetëkarantinuar. Ndërsa referuar postblloqeve, ai u shpreh se janë ngritur në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasterliu kërkoi mirëkuptimin e bizneseve në këtë situatë, kur tha se duhet të vendosin distancën e sigurisë prej 1.5 metra mes punonjësve.

“Reduktimin në maksimum të personelit të call center dhe garantimin e distancave të sigurisë. Kërkojmë mirëkuptimin e bizneseve për veten, familjet e familjet e punonjësve tuaj”, tha Manasterliu.

Frika nga përhapja e coronavirusit ka detyruar dhe mbylljen e aktiviteteve fetare. KMSH anulon faljen e namazit të premten dhe u sugjeron besimtarëve që ritet t’i kryejnë në shtëpi. Myftinjtë porositen që të ndërmarrin fushata sensibilizuese

Rama tha se nga sot do të mbyllen linjat e urbaneve për Tiranë dhe Durrës si pjesë e masave të marra për parandalimin e koronavirusit.

Sot do të bllokohet edhe transporti publik në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, si mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Lexo edhe :  Protesta e PD/ Berisha iu bashkohet militantëve

Masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19:

1-Mbyllja për publikun deri në datë 03/04/2020 të:

  1. Ambienteve që ofrojnë shërbime në lokale nate
  2. Të ambienteve të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve dhe të rinjtë, aktiviteteve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra internet, qendra kulturore dhe argëtimi

2- Ndalimin deri në datë 03/04/2020 të:

  1. Aktiviteteve sportive, sociale dhe kulturore;
  2. Eksursioneve mësimore të organizuara prej institucioneve shkollore me destinacion brenda ose jashtë vendit;

3-Procedurave të konkursit për punësim personeli, konkurse shkollimi dhe specializimi.

4- Gjatë ditës, aktivitetet e bareve, restoranteve, lokaleve të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën prej së paku dy metrash ndërmjet tavolinave në vendet ulur, dhë në çdo rast të garantojnë distancën prej së paku një metër të njëriut nga njëriu.

5- Institucionet publike dhe private, të hartojnë sipas fushës së përgjegjësisë së tyre brenda datës 11.03.2020 një plan masash për sigurimin e ofrimit të shërbimeve prioritare, duke prioritizuar kategoritë e shërbimit kryesisht nëpërmjet ofrimit të shërbimit online, punës në distancë, dhe vetëm në raste të domosdoshme të ofrojnë shërbimin ndërmjet kontaktit fizik. Për shërbimet për të cilat nevojitet kontakti i drejtpërdrejtë me publikun institucionet duhet të pajisin personelin me mjete pune mbrojtëse me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre.

6- Institucionet publike që ofrojnë shërbime pritjeje për publikun në sportel të marrin masa për të shfrytëzuar maksimalisht shërbimet online dhe platformën e-albania.

7- Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimimësinë e shërbimti dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e publikut në sportele apo ambiente të tjera të brendshme.

8- Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me rrezikepidemiologjik të identifikuara të tilla prej Organizatës Botërore të Shëndetësise, të plotësojnë skedën e udhëtarit në pikat hyrëse kufitare dhe të vetëkarantinohen detyrimisht për një periudhë 14 ditore nga data e hyrjes në kufi.

Të fundit

“Sali, po shkoj në Amerikë për takim”!/ Veliaj i kundërpërgjigjet Berishës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar ashpër pas akuzave të liderit të opozitës Sali Berisha, duke...

Gazetari nga Kina zbulon të vërtetën: TikTok-u nuk lejohet këtu, ka emër tjetër.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria do të mbyllë TikTok-un nga janari i vitit të ardhshëm bëri xhiron e mediave perëndimore, por aspak...

Rusia pranon se rrëzoi avionin? Putin: Kërkoj falje!

Presidenti rus Vladimir Putin i kërkoi falje të shtunën presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev, për “incidentin tragjik” të së mërkurës që ndodhi në hapësirën...

Dy muaj pas vdekjes së Liam Payne, ish e dashura e yllit të One Direction fejohet

Ish e dashura e Liam Payne, Sophia Smith ka bërë me dije se është fejuar me të dashurin e saj, James Bridgwood. 30-vjeçarja njoftoi lajmin...

Më shumë shqiptarë sigurojnë jetën

Në periudhën janar-nëntor të këtij viti, tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 7.28% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar....

Lajme të tjera

Web TV