“Ditari i tranzicionit”, kolana me 8 vëllime, nga akademik Anastas Angjeli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Akademinë e Shkencave u promovua kolana “Ditari i tranzicionit”, një botim me tetë vëllime nga akademik, Anasatas Angjelit. Kjo kolanë, si përmbledhje e ngjareve ekonomike në Shqipëri, për 30 vjet, vjen pak muaj pasi profesori mori çmimin “Eqerem Çabej”, çmimi  më i rëndësishëm shkencor që akordohet nga Akademia e Shkencave. Në ceremoninë e organizuar, morën pjesë studiues, akademikë të njohur, gazetarë e profesorë. E ftuar e veçantë ishte edhe Zv Kryetarja e Akademisë së Shkencave të Kosovës, Justina Pulaj Shiroka.Në fjalën e saj ajo shprehu vlerësime jo vetëm për kolanën, por veçanërisht për figurën e njohur dhe të respektuar si dhe kontributin në ekonomi e politikë dhe arsim të Prof. Angjelit.

“Kolana më 8 vëllime që po prezantojmë sot na sjell në kujtesë në mënyrë integrale historinë e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë të pas viteve 90-të.

Kam kënaqësinë të flas sot jo vetëm për botimet,  por edhe për personalitetin e kolegut të nderuar.Akademik Angjeli është së pari intelektual i çmuar, ekonomist i përmasave evropiane, anëtar i akademisë europiane të Shkencave, si dhe Doctor Honoris Causa në disa Universitete botërore”, u shpreh akademikja nga Kosova.

Nga sa theksoi në fjalën e saj, Prof Angjeli  është padyshim një nga studiuesit më të njohur në lëmin e ekonomisë dhe veçanërisht ekonomisë financiare. “Na ka dhuruar dhjetra publikime shkencore si autor dhe bashkëautor të publikuara në Shqipëri dhe jashtë vendit.Por jo vetëm kaq. Në këtë hark kohor ai ka mbajtur edhe mjaft detyra të larta shtetërore si deputet, ministër, anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë etj.

Në botimet e tij, Akademik Angjeli ka pasqyruqar një begati diturish,në lidhje me reformat, zhvillimin ekonomik dhe social  të Shqipërisë. Ndaj respekti dhe vlerësimi jonë është tepër i madh për të gjitha zgjidhjet praktike  dhe analizat”, tha Akademikja Pulaj.

Ajo shtoi se ajo çka pasqyrohet në këtë kolanë ka qenë edhe një mësim edhe përKosovën, duke mësuar nga gabimet si dy ekonomi të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën. Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi në fjalën e tij u shpreh se Kolana “Ditari i Tranzicionit ekonomik”, ka  tre specifika. “Është e para herë që një përmbledhje studimesh e analizash kaq voluminoze në ekonomi, të promovohet në këto mjedise të Akademisë së Shkencave.

Kolana është produkt i një autori, por ai në shkrimin e konceptimin e saj shfaqet me disa cilësi e funksione. Ky ditar rrok një periudhë të papersëritshme të ekonomisë e historisë shqiptare, atë të tranzicionit, që rezulton më i veshtiri e i shoqëruar me dukuri e eksperimente të panjohura më pare.Në këto zhvillime, autori ka qenë protagonist e oponent, sipas rastit, i reformave të thella a të veçanta, që janë ndërmarrë gjatë kësaj periudhe. Ai ka njohur nga afër si arsyet ekonomike, ashtu dhe konjokturat politike e deri interesat e veçanta që kanë ndikuar në zgjidhjet, zgjedhjet, reformat a masat e ndërmarra ndër vite.Kështu kjo kolanë është ditar e dëshmi me vlerë i tre dekadave aktivitet intensiv e punë kërkimore-shkencore prej autorit: në fushat akademike e mediatike, institucionale e qeverisëse, intelektuale e qytetare”, u shpreh Gjinushi në fjalën e tij.

Lexo edhe :  Shqipëria shpallet destinacioni më i mirë europian për 2025 nga “Travel and Tour World”

Altin Tanku, Drejtor i Kërkimit Shkencor në Bankën e Shqipërisë u shprh në fjalën e tij se kjo, vepër shumëdimensionale në këndvështrimin ekonomik vjen si kombinim të gjitha elementëve së bashku duke sjellë pikërisht filozofinë e zhvillimit nga një ekonomi e centralizuar drejt ekonomisë së tregut të drejtuar nga iniciativa e lirë.

“Vepra ka një veccori si në aspektin historik, aspektin e kërkimit por dhe aspektin e politikbërjes. Të tre këto aspekte e bëjnë këtë vepër një bashkëpunëtore të rëndësishme të Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të tjera financiare dhe ekonomike”, tha Tanku. Rektori I Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë , Adrian Civici theksoi në fjalën e tij se në kolanën që përmledh ngjajrjet ekonomike të këtyre 3 viteve ndihet qartë pulsi i gjithë vendimarrjes ekonomike shqiptare dhe gjithë sfidave që kaloi Shqipëria për të arritur deri këtu ku është.

“Kjo kolanë ka brenda dinamikën e këtyre sfidave që kërkonin zgjidhje  në funksion të bërjes më mirë të gjithë gjërave. Në këtë aspekt kjo vepër për të gjithë studiuesit e financave dhe ekonomisë, por edhe për një masë të gjëre lexuesisht përfshi dhe studentët, natyrisht që është një burim për kuptuar, mësuar dhe kuptuar”, tha Civici.

Studiuesi dhe gazetari, Lorenc Vangjeli, i cili është edhe redaktor i kësaj kolane shprehu gjithashtu vlerësimet e tij për vepërën. Vetë autori u shpreh se kjo kolanë erdhi si pasojë e dy detyrimeve personale, së pari për të lënë një gjurmë në në historinë e tranzicionit, sepse  shumë pak kur flitet për zhvillimet ekonomike, financiare dhe sociale që janë bërë në Shqipëri kemi informacion dhe brezat e ardshëm duhet të dinë nga cfarë ekonomie kemi rrjedhur dhe drejt ccfarë ekonomie po shkojmë.

Besoj që me këtë kolanë kam dhënë një kontribut modest për këtë pjesë.

Së dyti isha përballë presionit të fëmijëve miqve dhe bashkëpunëtorëve të mi, që këto botime t’i përmblidhja në një kolanë për t’ju lënë brezave të rinj, studiuesve, studentëve disa informacione për disa reforma e procese që janë zhvilluar në vendin tonë. Këto dy arsye dhe disa vite punë, sjellin sot këtë kolanë.

Të fundit

Aleksandër Çipa: Artan Lame la pas kënaqësi të shijueshme në shkrimet e tij

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale për ndarjen nga...

Çelja zyrtare e Grup-Kapitullit 3/ Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vijon pa ndalim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me çeljen sot të negociatave për 8 Kapituj të rinj nga Grupi 3. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Fituesi i Eurovision: Do doja që konkursi i radhës të mbahej në Vjenë, pa Izraelin

JJ, përfaqësues i Austrisë dhe fitues i Eurovision 2025, komentoi rastin kontrovers të pjesëmarrjes së Izraelit në konkursin më të madh muzikor dhe tha se...

Sulm me thikë në një shkollë fillore në Gjermani, plagoset 11-vjeçari

Një djalë njëmbëdhjetë vjeçar u plagos me thikë në një shkollë në Berlin të enjten. Autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes...

SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së (kriteret)

SPAK ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për pozicionin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në njoftimin e SPAK, thuhet se...

Lajme të tjera

Web TV