Spitali pediatrik në QSUT pajiset me aparatura të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spitali i ri Pediatrik në QSUT është pajisur me aparatura të reja, skaner, grafia digjitale dhe eko. Ministrja e Shëndetësis, Ogerta Manastirliu, ka parë nga afër investimin ku tha se këto aparatura do rrisin cilësinë e shërbimit për pacientët e vegjël.

“Eshtë një prej investimeve që i bashkohet tashmë të gjithë investimeve të Spitalit Pediatrik, për të forcuar një prej shërbimeve më të rëndësishme, që është shërbimi i imazherisë në këtë spital. Me këtë skaner të ri, që i shtohet flotës së pajisjeve bio-mjekësore të Spitalit Pediatrik, ne do të kemi mundësi që të ofrojmë një shërbim më të shpejtë, më cilësor për pacientët e vegjël që marrin shërbim dhe kujdes shëndetësor në këtë spital”,- tha Ministrja Manastirliu.

Manastirliu foli për planin 2-vjeçar të rritjes së pagave në sistemin shëndetësor publik.

“Duke filluar nga muaji që vjen, ju do të keni mundësi si mjekë specialistë të gëzoni rritjen e pagave, ku paga e mjekëve specialistë rritet me 500 dollarë në muaj, ndërkohë që do të kemi rritjen e pagave edhe për specializantët tanë, të cilët do të paguhen me 80% të pagës së mjekëve specialistë, një pagë e rritur dhe për specializantët ku paga do të shkojë 1000 euro në muaj që është një investim i shtetit për ta, një investim i shqiptarëve për të përgatitur mjekë specialist, në mënyrë që ata pas përfundimit të specializimit të tyre, të mundet të ushtrojë profesionin e tyre për tre vite aty ku nevojë vendi. Edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët do të ketë rritje 7% për këtë vit dhe duke vijuar me planin tonë për 2024, do të kemi dhe një rritje të targetuar për mjekët e familjes dhe infermierët”,- nënvizoi Ministrja Manastirliu.

Flota e imazherisë në Spitali Pediatrik në QSUT është pajisur me skaner, grafi dhe eko. Ky investim në Spitalin Pediatrik vjen pas investimit të ndërtimit të spitalit të ri të Urgjencës, Terapisë Intensive dhe Kirurgjisë Infantile, i cili po pasohet nga faza e dytë e investimit transformues në korpusin pediatrik, që është rehabilitimi i plotë i Pediatrisë së Specialiteteve.

Lexo edhe :  Jo ekzotik, jo i shtrenjtë: Ky është fruti më i shëndetshëm në botë, sipas shkencës

 

Të fundit

Historike! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vjen në Tiranë, zbulohet data

Më 11 shtator, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Organi më i lartë...

Efektivi Klajdi Mustaj e nxori nga automjeti, i mituri humb jetën

Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të hëne nga Spitali i Traumës aty prej disa ditësh po luftonte me vdekjen i...

Ben Blushi: Një krahasim mes Palestinës, Kosovës dhe Maqedonisë

Të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë dashamirës të Hamasit, këto ditë duhet të jenë të çliruar. Hamasi po e fiton luftën...

“News24, kur pronarit i prishen pazaret dhe gazetari ngel në rrugë”

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes pronarit dhe shtetit lidhur me...

Përkeqësohet situata, zjarret në pyjet e Gramshit po bëhen edhe më masive

Situata nga zjarri në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar akoma më shumë. Sipas kryebashkiakut të Gramshit, Besian Ajazi, një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer...

Lajme të tjera

Web TV