Ndalohet lëvizja e makinave në Tiranë dhe qytetet e tjera. Jemi pothuajse zyrtarisht në shtetrrethim!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është vetëm një urdhër larg shtetrrethimit. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar shtrëngimin e masave në luftën kundër koronavirusit. Duke filluar nga 06.00 e ditës së nesërme, e premte dhe deri të dielën në mesnatë do të ndalohet qarkullimi i automjeteve private brenda për brenda Tiranës, por edhe në qytetet e tjera si Durrës, Shkodër, Fier, Lushnje, Lezhë, Elbasan dhe Vlorë.

Edhe qarkullimi midis Tiranës dhe Durrësit do të ndërpritet.

Lëvizja do të lejohet vetëm për autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione të shërbimit shtetëror dhe ato që shpërndajnë mallra.

Reagimi i kryeministrit Rama

NDJESË 1000 HERË PO KJO LUFTË NUK FITOHET NDRYSHE?

? NGA E PREMTJA NË 06.00 DERI TË DIELËN NË MESNATË DO TË MBYLLET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE DHE ATYRE TË TRANSPORTIT NDËRURBAN, DREJT TIRANËS DHE DURRËSIT APO ANASJELLTAS NGA TIRANA DHE DURRËSI DREJT ZONAVE TË TJERA TË VENDIT

? NGA E PREMTJA NË 06.00 DERI TË DIELËN NË MESNATË DO TË MBYLLET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE NË TIRANË E DURRËS, SI DHE TRANSPORTI NDËRURBAN MES TIRANËS E DURRËSIT

? NGA E PREMTJA NË 06.00 DERI TË DIELËN NË MESNATË DO TË MBYLLET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE DHE URBANËVE NË SHKODËR, LEZHË, ELBASAN, LUSHNJE, FIER DHE VLORË

? QARKULLIMI NË KËTO TERRITORE DO TË JETË I HAPUR VETËM PËR AUTOAMBULANCAT, AUTOMJETET QË KRYEJNË FUNKSIONE SHËRBIMI SHTETËROR DHE ATO QË TRANSPORTOJNË MALLRA

? KËTO MASA EKSTREME KUFIZIMI TË LIRISË SË QARKULLIMIT JANË DOMOSDOSHMËRI PËR TË MBROJTUR ÇDO QYTETAR, ÇDO FAMILJE DHE VETË SHQIPËRINË NGA PËRSHKALLËZIMI AGRESIV I SULMIT TË KORONAVIRUSIT MBI NE DHE TË AFËRMIT E TË NJOHURIT TANË

? KY ËSHTË NJË “GRIP” QË DO TË PREKË SHUMË PREJ NESH! 80% E ATYRE QË DO TË PREKEN DO TA KALOJNË PA ASNJË SHENJË. KJO DO TË THOTË SE GJITHKUSH NGA NE MUND TA KETË, PRANDAJ EDHE PSE NUK NDJEJMË ASGJË, NA TAKON TË GJITHËVE TË MBROJMË TË MOSHUARIT E TË SËMURËT RROTULL NESH, SEPSE PO E TRANSMETUAM TEK ATA U KEMI “ BËRË PESHQESH” NJË HALL TË MADH

Lexo edhe :  Mjekët në Fier procedohen për neglizhencë mjekësore që çoi në vdekje

? NDËR ATA QË KANË SHENJA, JANË SHUMË MË PAK ATA QË BËHEN PËR SPITAL, SEPSE SHUMICA E KALON ME SIKLETET E NJË GRIPI TË ZAKONSHËM DHE PREJ ATYRE QË PËRFUNDOJNË NË SPITAL SHUMICA SHËROHEN, POR PRAPËSEPRAPË ASKUSH NGA NE NUK MUND DHE NUK DUHET TË VERË BAST ME PROBALITETIN TEJET TË ULËT QË AI/AJO APO I AFËRMI I TIJ/SAJ TË HYJË TEK ATA QË MUND TË HUMBASIN EDHE JETËN! NË ASNJË MËNYRË JO. KURRËN E KURRËS!

? FRIKË ASPAK, KUJDES PO! SHUMË FARE MADJE!

? KAM BESIM DHE KINI BESIM: NUK KEMI NË DORË TA VRASIM ARMIKUN E PADUKSHËM QË NA RROTULLOHET TË GJITHËVE, DUKE KËRKUAR PENGJE NË SHTËPITË TONA, PO KEMI NË DORË TA LODHIM DERISA TA MUNDIM DUKE NDIHMUAR NJËRI-TJETRIN DHE ME NDIHMËN E ZOTIT, TË DIELLIT E TË RRITJES SË TEMPERATURAVE!

? PËRVEÇ VETËDIJËSIMIT SA MË TË SHPEJTË, KUFIZIMIT SA MË DRASTIK TË LËVIZJEVE TË PËRDITSHME, RESPEKTIMIT TË KËSHILLAVE TË AUTORITETEVE SHËNDETËSORE DHE SOLIDARITETIT KOMBËTAR, DUKE U BËRË NJËSH SHTET/QYTETARË, ASGJË TJETËR S’NA DUHET DHE ASGJË TJETËR S’NA NDIHMON DOT.

BESIM MOTRA E VËLLEZËR BESIM, NE DO TA MUNDIM KORONËN DHE DO TË DALIM MË TË FORTË NGA KJO LUFTË, SIÇ DOLËM NGA GODITJA E TMERRSHME E TËRMETIT!

Të fundit

Paraqitje pozitive në Kupën e Botës për Ski, Lara Colturi renditet e 11-ta në Austri

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi bën një paraqitje pozitive, në ditën e parë të garimit në Semmering të...

Izraeli shkatërron spitalin e fundit funksional të Gazës, OBSH ngre alarmin

Spitali i fundit funksional në veri të Gazës është shpallur jashtë shërbimit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pas një sulmi ushtarak të ushtrisë...

Harmonia tek Inter, Calhanoglu: Asllani do të jetë pasuesi im në mesfushë, e kam si vëlla

Harmonia në shtëpinë e Interit është një nga pikat më të forta të kampionëve të Italisë. Marrëdhënia mes Kristjan Asllanit dhe Hakan Calhanoglu është mjaft...

Faqet qeveritare italiane sulmohen kibernetikisht, hakerat pro-rus pranojnë autorsinë

Hackerat pro-rusë sulmuan këtë të shtunë dhjetëra faqe të institucioneve shtetërore në Itali, përfshirë websiten e Ministrisë së Jashtme dhe dy aeroporteve të Milanos. Grupi...

Më e lumtur se kurrë, Parashqevia kërcen me filxhan mbi kokë nën tingujt e muzikës

Biznesmeni Elton Ilirjani ka shpërndarë një video të veçantë të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila duket më e lumtur se kurrë.   Në video, nën tingujt...

Lajme të tjera

Web TV