“Ecim përpara”/ Rama publikon këngën e plotë të fushatës: Ngjit si me magji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me këngën që po përdor edhe në fushatën për zgjedhjet e 14 majit.

Rama teksa ndan këngën, jep edhe një mesazh, ku shkruan “asnjë problem nuk zgjidhet duke u kthyer mbrapa, aq më tepër tek ata që nuk zgjidhin dot më as problemet e tyre”.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë këngë që po ngjit kudo si me magji, duke ekzaltuar buzëqeshjen e kujtdo që do të shkojë vetëm përpara, sepse asnjë problem nuk zgjidhet duke u kthyer mbrapa, aq më tepër tek ata që nuk zgjidhin dot më as problemet e tyre, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.

Kujtojmë që slogani i PS në këto zgjedhje është “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara” dhe si duket kënga në fjalë i është përshtatur më së miri kryeministrit Rama.

Madje ai disa ditë më parë ndau një video, ku shihej teksa dëgjonte pikërisht këtë këngë që ia kishte dërguar një ndjekës.

“Paj Zotin nigjojeni içik kët kongën që m’çoi i fans A e keni idenë e kujt o se kushedi ju pëlqe për kong fushate?Apo snuk?”shkuante Rama në psotimin e tij.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV