Arrestohet në Rinas Cllevio Serbiano pas denoncimit të Noizy-t

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arrestohet reperi i njohur si Cllevio, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti. Ai është vënë në pranga në Rinas, pasi së fundmi është rikthyer në Shqipëri. Ndalimi i tij u bë pas denoncimi të reperit Rigels Rajku, ose ndryshe Noizy.

Sipas denoncimit, Ahmeti e ka përndjekur Noizyn, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike, e po ashtu, ai ka treguar se Cllevio e ka kërcënuar në rrjetin social Tik Tok duke i thënë se do e vriste. Arrestimi i Cllevios është bërë sot rreth orës 01:00 nga Shërbimet e Komisariatit të Rinasit.

SI KA NISUR SHERRI MES TYRE?

Pas lirimit nga burgu, e i vendosur në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, 36-vjeçari Kleviol Ahmeti ra në kontakt me një telefon dhe me rrjetet sociale. I rrëmbyer nga fama e momentit dhe paratë që gjeneronte nga live-t e shumta, nuk i kurseu as “armiqtë” e vjetër të grupit OTR.

Shpesh herë ka ofenduar reperin Noizy, Rigels Rajkun dhe miqtë e tij, Dj Crax dhe Varrosin. Derisa mori një mesazh, të cilin e bëri dhe publik./Dosja.al

Të fundit

Express: Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025

Eksperti i udhëtimeve, Simon Calder ka rekomanduar dy destinacione kryesore evropiane – më pak të njohura – për vitin...

Dita Ndërkombëtare e Migrantëve/Balla: U nisën në kërkim të një jete më të mirë

Në Ditën Ndërkombëtare të Migrantëve, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla nderon të gjithë emigrantët shqiptarë kudo janë. Përmes një postimi në...

Eurostat: Shqipëria, e fundit në Europë për konsumin për frymë

Ndonëse pagat, sidomos në sektorin shtetëror po rriten vazhdimisht, me to mund të blesh më pak produkte, duke e bërë jetesën gjithnjë e më...

FOTOLAJM/ Donald Trump ndryshon modelin e flokëve

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka ndryshuar stilin e flokëve, duke debutuar një pamje të re me flokë të krehur pas, në vend të modelit të...

Pse Princi William dhe Kate Middleton mund të marrin fronin më shpejt sesa pritej

Princi William dhe Kate Middleton duket se po i afrohen marrjes së fronit më shpejt sesa pritej, pasi shëndeti i Mbretit Karli III ka...

Lajme të tjera

Web TV