Prioritetet e 2020/ Pas rrugëve, Rama kapet me ligjin e tokës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prioriteti kryesor mbetet rindërtimi i banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit. Fondi i vënë në dispozicion nga buxheti  është 20 miliardë lekë, të cilat do të investohen pasi të akordohet me projektet që do të ndërtojnë donatorët vendas dhe të huaj. Qeveria ka renditur si prioritet edhe hapja e procedurave të reja për projekte të rëndësishme si aksi Thumanë-Rrogozhinë,Shëngjin-Velipojë, Tuneli i Llogarasë etj. Qeveria do të ndërhyjë në  ligjin për procesin e legalizimeve, do të miratohet në Parlament Ligjin e ri për Tokën. Ky ligj synon t’i japë zgjidhje përfundimtare pronësisë mbi tokën të të gjithë atyre zonave ku nuk ka funksionuar 7501-shi dhe nuk ka konflikte pronësie e kanë njohur reciprokisht kufijtë e vjetër

Ndërkohë, brenda vitit 2020 parashikohet mbyllja e të gjitha sporteleve të shërbimeve publike dhe ofrimi i tyre vetëm përmes sistemit on-line.

Prioritetet e deklaruara nga kryeministri për 2020:

Procesi i rindërtimit, brenda pranverës gjithçka të jetë e nisur dhe brenda 6 mujorit të parë pjesa më e madhe e atyre që janë sot në banesat individuale të jenë sistemuar në një shtëpi të re.

Vazhdim i sistemit të qirasë deri kur të jenë gati për të ardhur në shtëpitë e reja

Në fillim të janarit do të miratohet akti kundër krimit të organizuar dhe KÇK-së

Ka nisur procedura dhe në pranverë do hapet kantieri për kampusin e madh universitar të Tiranës që do përfshijë ish-Qytetin Studenti, Akademinë e re të Sigurisë dhe Akademinë e Arteve.

Në kompleksin ekzistues të Akademisë së Arteve do rindërtohet nga e para e gjithë pjesa e ndërtuar pas periudhës italiane.

Shumë shpejt do shpallet procedura për Parkun e  madh të Fotovoltaike në zonën e Divjakës.

Lexo edhe :  Garë e ethshme në Shkodër, Rama vizitë pas akuzave të Doshit

Shumë shpejt do shpallet procedura për rrugën e re që do ndërtohet tërësisht nga e para, Thumanë-Kashar-Rrogozhinë, pra, një segment, Thumanë-Rrogozhinë. Po punohet dhe shpejt do shpallet procedura për tunelin e Llogarasë, pastaj një sërë veprash të tjera, Shëngjin-Velipoja.

Për procesin e legalizimeve, do të miratohet në Parlament Ligjin e ri për Tokën. Ky ligj synon t’i japë zgjidhje përfundimtare pronësisë mbi tokën të të gjithë atyre zonave ku nuk ka funksionuar 7501-shi dhe nuk ka konflikte pronësie e kanë njohur reciprokisht kufijtë e vjetër

Shërbimet online. Që në janar, për një numër të madh shërbimesh qytetarët nuk do jenë më të detyruar dhe nuk do e kenë më as të mundur të shkojnë në zyra, apo sportele, por do i bëjnë aplikimet online. Këto shërbime do fillojnë në një masë të konsiderueshme në janar, në qershor vala e dytë dhe në 2020-ën do të mbyllen përfundimisht të gjitha sportelet.

 

Të fundit

“Giro d’Italia vjen në Shqipëri”/ Rama: 180 çiklistë profesionistë garojnë në rrugët tona

Giro d’Italia vjen për herë të parë në Shqipëri. Lajmin e bën të ditur vetë kryeministri Edi Rama me...

Fëmijët e Vlorës kontribuojnë për ‘Shtëpinë e Evropës’/ Rama ndan pamjet

Për ndërtimin e “Shtëpisë së Evropës” në Tiranë, e cila do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj, do të kontribuojnë edhe...

Lavrov sulmon BE-në dhe Kievin: Po pengojnë planet e armëpushimit

Në vazhdën e kërcënimeve të reja për sanksione nga Donald Trump, Rusia ka minimizuar distancën me Shtetet e Bashkuara, duke siguruar se pozicionet e...

Mashtroi dhe u mori paratë qindra qytetarëve shqiptarë, arrestohet francezi në Tiranë

Një 23-vjeçar nga Franca është arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Misleading Messages” pasi mashtroi qindra qytetarë shqiptarë, duke u vjedhur paratë...

Faji i të pafajshmes, Eva!

“Kushedi sa gra janë në botë që kanë nevojë të humbin pafajësinë, për të ruajtur urtësinë”-kështu shkruante poeti Lirik i Greqisë së lashtë, Arkiloku. E vendosur...

Lajme të tjera

Web TV