“Misteret” e Natës së Kadrit, pse është e veçantë dhe çfarë bëjnë ndryshe myslimanët?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muaji i Ramazanit, njihet si eventi më i madh vjetor i besimtarëve myslimanë, ka hyrë në periudhën e tij më të rëndësishme në aspektin fetar.

10-ditëshi i fundit i këtij muaji është ai që merr dhe vëmendjen më të madhe të besimtarëve. Nata kyç e tij është ajo që njihet si nata e Kadrit, që llogaritet të jetë sot në mbrëmje: agjërimi dhe veprat e mira që bëhen në këtë ditë konsiderohen të vlefshme sa një mijë muaj.

Përse është kaq e rëndësishme kjo natë?

Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas klerikëve, agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti. Në këtë ditë zgjedhin të agjërojnë jo vetëm besimtarë myslimanë, por edhe të tjerë.

Myslimanët besojnë se  Kurani iu zbrit profetit Muhamed në shpellën Hira në Mekë. Në Kuran nuk përmendet ndonjë datë specifike, por thuhet se Nata e Kadrit është në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit dhe zakonisht kërkohet në datat teke.

Besohet se janë disa shenja që e përcaktojnë këtë natë, duke nisur nga ndriçimi i diellit, tek shiu i lehtë që mund të bjerë, era që nis e fakti që nuk bën as e nxehtë dhe as e ftohtë.

Të fundit

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

Lajme të tjera

Web TV