Ndihma para zgjedhjeve në Has?/ Bllokohet një furgon me 21 pako të marra nga bashkia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Hasit ka reaguar pas denoncimit të PD-së për shpërndarjen e ndihmave nga rezervat e shtetit në këmbim të votave.

Fillimisht ishte kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” në Bashkinë e Hasit Miftar Dauti i cili tha se ishte kapur furgoni i djemve të rivalit të tij të PS-së Halit Mula duke akuzuar për blerje votash.

Mësohet se ka qenë Dauti ai që ka ndaluar dje automjetin e djalit të Mulës, i cili udhëtonte bashkë me të vëllanë, ndërsa shton se në mjet kishin pako që po i shpërndanin nëpër familje.

Policia deklaron se pas kontrollit janë gjetur 21 pako nga rezervat e shtetit dhe vijojnë veprimet procedurale për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

REAGIMI I POLICISË

Më datë 17.04.2023, rreth orës 21:00, një grup personash kanë bllokuar në qendër të qytetit të Hasit, një automjet furgon me targa AB 333 EC, me drejtues shtetasin B. M., me pretendimin se ishte i ngarkuar me pako me ndihma të cilat dyshonin se do të shpërndaheshin për llogari të një kandidati të një subjekti politik, dhe për këtë rast kanë njoftuar Komisariatin e Policisë Has dhe është vënë në dijeni Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has, pasi kanë marrë kallëzim nga shtetasi M. D. (njëri nga shtetasit që kishin bllokuar furgonin në qendër të qytetit), mbi pretendimin e tij, kanë njoftuar menjëherë Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, me qëllim marrjen e autorizimit për ushtrimin e kontrollit në këtë furgon.Pas marrjes së autorizimit nga Prokuroria, shërbimet e Komisariatit të Policisë Has kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e Komisariatit të Policisë, furgonin me targë AB 333 EC dhe në prezencë të oficerëve të Policisë Gjyqësore, drejtuesit të furgonit dhe palës kallëzuese, është ushtruar kontroll në brendësi të furgonit, ku janë konstatuar 21 pako me mbishkrimin “Rezerva Materiale Shtetërore”, të cilat ishin ngarkuar në magazinën e bashkisë.

Lexo edhe :  Hetimet për ‘Toyota Yaris’dhe ‘Matrix’/ Petraj dhe Softa zbërthejnë provat e reja

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, janë pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni mbi pakot e gjetura në furgon, shtetasit B. M., E. M (vëllezër) dhe Sh. M. (me detyrë magazinier i bashkisë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijojnë veprimet procedurale për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet e para procedurale, me kërkesë të Prokurorisë, i kanë kaluar për vlerësim këtij institucioni.

Të fundit

Shifër alarmante, ja sa shqiptarë kanë kërkuar azil në 9-mujorin e parë të vitit

Ndonëse një pjesë e madhe e atyre që duan të ikin po tentojnë ta bëjnë këtë nëpërmjet kontratave të...

Gjobitet Netflix me shumën e “çmendur” , çfarë ka ndodhur?

Netflix është gjobitur me 4.75 milionë euro nga autoriteti holandez i mbrojtjes së të dhënave për shkelje të të dhënave të klientëve. “Netflix nuk i...

Arrestohet boksieri i njohur, Florian Marku!

Boksieri shqiptar Florian Marku është vënë në pranga. Mesohet se ai u ndalua në Gjermani dhe u ekstradua për në Greqi, pasi ishte në kërkim...

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë/ Raportohet për të plagosur

Dy persona janë plagosur me armë zjarri kallashnikov në lagjen “24 Maji” mbrëmjen e kësaj të mërkure. Mësohet se 2 të plagosurit janë transportuar drejt...

Shqipëria dhe Greqia do të lidhen edhe me një hekurudhë

Veç tokës dhe ajrit, Shqipëria dhe Greqia do të lidhen edhe me një hekurudhë. Qytetarët e dy shteteve kufitare do mund të udhëtojnë së...

Lajme të tjera

Web TV