“Autobusi falas”/ Meta: Rama është tmerruar nga planet e kandidatëve të opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PL-së, Ilir Meta, ka reaguar sërish në lidhje me sulmet e mazhorancës për hyrjen e kandidatit për Tiranën, Belind Këlliçi në stadium me “autobusin falas” për të hapur fushatën elektorale.

Meta thotë se sulmet vijnë pasi kryeministri Edi Rama është tmerruar nga planet e kandidatëve të opozitës dhe nga autobusi i shpresës e i fitores.

“Rama është tmerruar nga fakti që opozita ecën pa ndalim drejt 14 Majit, është tmerruar nga autobusi i shpresës, nga autobusi i fitores, nga autobusi i triumfit të qytetarëve.

Është tmerruar nga të gjitha planet e kandidatëve tanë, të cilët kudo tregojnë se e njohin situatën jashtëzakonisht mirë dhe e njohin shumë mirë, sepse këta nuk u shpallën në sekondën e fundit.

Ata kanë muaj që janë përgatitur sepse kanë zhvilluar një garë të brendshme dhe gjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë në kontakt me qytetarët.

Bashkë Fitojmë!”, thekson ai.

Të fundit

Stabiliteti etnik, marrëveshja e Paqes midis Qeverisë së Maqedonisë dhe shqiptarëve

Më 5 korrik të vitit 2001, Qeveria e Maqedonisë dhe kryengritësit shqiptarë arrijnë marrëveshjen për paqe. Në vitin 2001, Maqedonia...

Shërbimi Sekret gjerman: Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

Sipas Shërbimit Sekret Gjerman BND dhe dy agjencive holandeze të shërbimit sekret MIVD dhe AIVD, Rusia po rrit përdorimin e armëve kimike në Ukrainë....

I jepet lamtumira e fundit Diogo Jotës në qytetin e tij të lindjes

28-vjeçari, baba i tre fëmijëve, kishte fituar këtë vit Premier Leaguen me Liverpool-in dhe Nations League me Portugalinë, por jeta e tij u ndërpre...

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Rajoni i Ballkanit ditëve të fundit është nën ndikimin e valës së nxehtë ndërkaq janë regjistruar temperatura mbi 40 gradë Celsius. Si qytetarët ashtu...

Serbia e paralizuar, vazhdojnë arrestimet masive, ja kur mund të ndalojë revolta

Pasi u njoftua një bllokadë totale rrugore për deje, policia në Serbi vazhdoi arrestimin e protestuesve këtë mëngjes, raporton Nova.rs. Policia në Beograd po...

Lajme të tjera

Web TV