Gati kongresi i PS-së, Rama: Zgjedhjet janë afër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste ditën e sotme për të thirrur Kongresin më 29 shkurt dhe për të kryer procesin e riorganizimit e kësaj force politike për të përfunduar procesin zgjedhor.

Në daljen e tij për mediat, Rama e cilësoi këtë proces si një përgatitje për zgjedhjet e ardhshme.  Ai mëshoi fort faktit se zgjedhjet janë në qershorin e 2021, por për atë vetë dhe forcën politike që drejton ato janë shumë afër.

Në një prononcim për mediat, në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS, kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i kësaj force politike u shpreh se partia e tij ka nisur përgatitjet për kryetarët e degëve në të gjithë vendin.

“…në përgjithësi ky proces na ka dhënë atë që kemi pritur na ka dhënë një energji të re ripërtëritje të domosdoshme, edhe pse zgjedhjet duken larg ato janë nesër qershori 2021 është shumë afër politikisht” u shpreh Rama.

Deklarata e Ramës duket me një kuptim të dyfishtë, që edhe pse thotë se zgjedhjet janë në 2021, për atë vetë politikisht janë shumë afër.

A mund të ketë zgjedhje të parakohshme?

Ngërçi që ka prodhuar në pushtetin vendor si rrjedhojë e zgjedhjeve të fundit, e ka bërë kryeministrin Edi Rama të mendojë riorganizimin e Partisë Socialiste në qarqet e vendit.  Shkodra e cila mbetet pa kryetarin e saj të bashkisë nga radhët e së majtës ka krijuar një situatë kaotike pas ikjes së Valdrin Pjetrit.

“…sa i përket Shkodrës nuk ka një vendim është në situatën më të rëndë, ka një kryetare që është e nuk është kryetare, po është një çështje që nuk është në dorën tonë, presim të marri një zgjidhje

Lexo edhe :  Kreshnik Spahiu: Në 5200 qendra votimi, asnjë komisioner i PD s’ka kapur vjedhje

Tërmeti, ndoshta ia rriti kuotat Edi Ramës në opinionin publik, por propaganda pos-tërmet dhe mini-shengeni ballkanik duket se ia kanë zbehur aureolën.

Përplasja direkte me Kosovën, dhe përqafimi politik me Vuçiçin ka sjellë kundërshtime të shumta ndaj figurës së kryeministrit Rama.

Me presidentin nuk kemi komunikim, situata post zgjedhore karakterizohet nga një inerci që lidhet me histori dekrete ç’dekrete kemi për detyrë të garantojmë vazhdimësinë normale të qeverisjes, sa i përket Shkodrës nuk ka një vendim është në situatën më të rëndë, ka një kryetare që është e nuk është kryetare, po është një çështje që nuk është në dorën tonë, presim të marri një zgjidhje.” –theksoi Rama./Fjala.al/

Të fundit

Përleshjet me emigrantët, Trump: Mobilizojmë 2 mijë trupa të gardës kombëtare

Dy mijë trupa të garës kombëtare amerikane do të mobilizohen me urdhër të presidentit Donald Trump, teksa agjentët federalë...

“Futbollistët tanë mezi shpëtuan jetët e tyre”/ Mediat serbe e bëjnë dramë: Ishte terror

Mediat serbe duket se kanë qenë shumë ‘kreative’ me titujt për lajmet e ndeshjes së sotme në Tiranë, në përballjen Shqipëri-Serbi, me rezultatin 0-0. Kurir...

“Doja ta gjuaja penalltinë”/ Asllani: Kur trajneri thotë është ky, nuk kemi çfarë bëjmë

Pas ndeshjes foli Kristjan Asllani. Mesfushroi i Interit tregoi edhe dëshirën që kishte për të gjuajtur penalltinë, që u humb më pas nga Manaj. “Besoj...

Vietnam 1972/ Djegia me napalm, fotoja me vajzën që klithte tronditi botën

Imazhi u bë një nga simbolet më ikonike dhe të fuqishme, duke ndikuar në opinionin publik global dhe lëvizjet kundër luftës. Nga Leonard Veizi Ajo vraponte....

Masat për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda falënderon efektivët dhe qytetarët

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, iu ka dërguar një mesazh falënderimi strukturave që u angazhuan në zbatimin e planit të...

Lajme të tjera

Web TV