KQZ kërkesë Kolegjit Zgjedhor: Ankimet e partive të shqyrtohen jo më vonë se 24 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

KQZ i ka dërguar kërkesë Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor që ankimet e partive politike të shqyrtohen jo më vonë se 24 orë nga depozitimi i tyre.

Në letrën e dërguar nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi thuhet se qëllimi i shqyrtimit me shpejtësi është që të shmangen vonesat në procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së fletëve të votimit për zgjedhjet e 14 majit.

KQZ sqaron se çdo vonesë në gjykim krijon pamundësinë e miratimit të përmbajtjes së fletës së votimit brenda afateve të përcaktuara. Ndër çështjet më të rëndësishme që pritet të shqyrtojë Kolegji Zgjedhor është emri i Ilir Metës në fletën e votimit të koalicionit me Berishën dhe çështja e Qerim Ismailaj.

Një ditë më parë, KAS vendosi që emri i kryetarit të Partisë së Lirisë të jetë në fletën e votimit ndërsa Kolegji Zgjedhor pritet të japë ‘fjalën e fundit’.

Ndërkohë më 24 prill pritet që të shqyrtohet ankimi i PD për të mos regjistruar në zgjedhje si kandidat të Partisë Socialiste për Bashkinë e Mallakastrës Qerim Ismailajn.

Sipas PD Ismailaj preket nga ligji i dekriminalizmit ndaj nuk duhet të garojë në zgjedhjet e 14 majit.

Të fundit

Helmimi i fëmijëve/ Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital, nisin hetimet

Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për ngjarjen e rëndë në qytetin e Gramshit, ku raportohet se në fillim të...

‘Treni bullgar’, një trill propagandistik, jo një skemë reale

Altin Ketro Sapo përfunduan zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha dhe disa zëra të tjerë opozitarë nuk vonuan të artikulonin një justifikim të njohur tashmë: qeveria paska...

Amerikani që la “tokën e ëndrrave” për Gështenjasin

Zgjedhjet e njerëzve mbi vendet ku dëshirojnë të jetojnë janë sa të çuditshme, aq edhe reale. Dhe një nga këto raste është ai i...

Shuarja e Piro Milkanit, regjisori i njohur përcillet sot për në banesën e fundit

Sot përcillet për në banesën e fundit regjisori i njohur shqiptar, Piro Milkani, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës. Familja e tij bëri...

Mall për sallën apo për debat? Spiropali thërret deputetët e vjetër për 5 minuta seancë

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të duhet të presin edhe disa muaj përpara se parlamentarët e vjetër t’i lirojnë sallën. Kushtetuta...

Lajme të tjera

Web TV