Në Itali kanë vdekur mbi 1000 persona nga koronavirusi, por ka shpresë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i jashtëm i Italisë Luigi Di Maio  ka thënë sot se vendi i tij do të jetë i pari në Evropë që do të lërë pas koronavirusin, edhe pse numri i të vdekurve ka shkuar mbi 1.000 persona.

Më shumë se 15,000 raste të personave të prekur nga koronavirusi janë konfirmuar në të gjithë Italinë.

Luigi Di Maio i tha BBC-së se masat e vendosura në zonën e parë të shpërthimit të koronavirusit rezultuan efektive.

Dy javë pasi 10 qytetet e para në veri të Italisë u shpallën “zonë e kuqe” dhe u futën në karantinë nuk patën më infeksione të reja.

Di Maio theksoi se kjo më pas shërbeu si një model për të forcuar masat në të gjithë vendin.

Deri tani në Itali janë shënuar 1.016 vdekje nga koronavirusi dhe mbi 15,000 të infektuar. Për 24 orët e fundit numri i të infektuarve  është rritur me 2,249 persona.  Burimi: BBC, Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV