​Ish-kryetarja e KQZ: Pavarësisht pjesëmarrjes së ulët, kryetarët do të zgjidhen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, tha se pavarësisht numrit të vogël të votuesve në veri të Kosovës, kryetarët e komunave atje do të zgjidhen, nëse procesi është i rregullt.

“Përsëritje [të zgjedhjeve] nuk do të ketë, veç nëse dëmtohet procesi, atëherë po.

Por, në rrethana të rregullta, në rrethana kur qytetarët dalin e votojnë dhe kryejnë detyrën e tyre, mbyllen vendvotimet, numërohen votat…

Përsëritje nuk do të ketë”, tha Daka për Radio Evropa e Lirë.

Korrespondentët në terren raportojnë për numër të vogël votuesish në komunat veriore me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, ku po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme lokale.

Partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, e cila vetë nuk merr pjesë në zgjedhje, ka bërë thirrje për bojkotimin e procesit. Në këtë qëndrim, ajo ka pasur edhe mbështetjen e Beogradit zyrtar.

“Me këtë mosdalje në zgjedhje, serbët janë duke e përcjellë një mesazh te Qeveria e Kosovës, se ata nuk do t’i pranojnë kryetarët, të cilët dalin nga këto zgjedhje”, thotë Daka.

Sipas saj, zgjedhjet janë organizuar dhe po mbahen sipas të gjitha rregullave ligjore.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ftoi më herët qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e votës dhe në këtë mënyrë t’i zgjedhin, siç tha, përfaqësuesit e tyre dhe t’i ndërtojnë institucionet legale demokratike.

Në veri janë rreth 45.000 qytetarë me të drejtë vote për të zgjedhur kryetarët e rinj në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, së bashku me kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq.

Të fundit

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’tregun, ja vlera që kapi

Bitcoin vazhdoi rritjen e tij herët të premten, duke arritur një rekord prej 118 mijë dollarësh. Kriptomonedha është rritur për dy ditë, duke tejkaluar nivelet...

Lajme të tjera

Web TV