Mbyll turin elektoral në jug të vendit/ Berisha: Në 14 Maj të firmosim ndryshimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas turit elektoral në jugun e vendit, është shprehur se ishte më i sukesshmi që ai kishte realizuar ndonjëherë.

Kryedemokrati Berisha thotë se qytetarët në Tepelenë, Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, Sarandë, Konispol, Delvinë, Libohovë, Derviçan, Dropull, po presin me padurim14 Majin për të firmosur ndryshimin.

Sali Berisha:Mbrëmë mbylla turin në të gjitha bashkitë e jugut dhe mund t’u them se ai ishte turi më i suksesshëm që unë kam pasur ndonjëherë në jugun e vendit. Qytetarët në Tepelenë, Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, Sarandë, Konispol, Delvinë, Libohovë, Derviçan, Dropull, me një padurim, me një kthjelltësi dhe vendosmëri, po presin 14 Majin për të firmosur ndryshimin.

Për të firmosur shpëtimin e bashkive të tyre dhe të Shqipërisë nga kthetrat e zeza të mafies qeveritare. Kudo që shkova, gjeta qytetarë të revoltuar, gjeta qytetarë të cilët nuk përmbanin ndjenjat gjer në urrejtje ndaj qeverisë dhe shtetit të mafies.

Kudo të shkova, gjeta reagime të fuqishme ndaj plaçkitjes së pasurive publike të banorëve të këtyre bashkive.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha i ka quajtur kandidatët e PS-së “kandidatë të mafies dhe të bodrumeve të Ramës”.

Berisha ka akuzuar se sipas tij, skandalet e kandidatëve të Partisë Socialiste nxinin në Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Sarandë, Delvinë, Konispol, Derviçan, Libohovë. Misioni i tyre ishte plaçkitja e pasurive publike.

Sali Berisha:Një kontrast i madh ekzistonte dhe kishte elektrizuar klimën elektorale, kontrasti midis kandidatëve të primareve, të votës së lirë dhe dinjitetit, dhe kandidatëve të mafies, të bodrumeve të Edi Ramës, për të cilët në mënyrë absolute, asnjë socialist i vetëm, asnjë qytetar i paparti, nuk ishte pyetur.

Skandalet e kandidatëve të emëruar nga Edi Rama, aferat e tyre të zeza, nxinin në Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Sarandë, Delvinë, Konispol, Derviçan, Libohovë. Misioni i tyre ishte plaçkitja e pasurive publike.

Të fundit

Ende asnjë shpresë për 29-vjeçarin që u ‘përpi’ nga masivi i mineralit të kromit në Mat

Që prej mesditës të shtunës së kaluar akoma asnjë nga kërkimet e Ardit Beshiri, kua pas çarjes së...

Trafikonin lëndë narkotike nga SHBA në Shqipëri nëpërmjet postës! Arrestohen dy të rinj

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen se trafikonin lëndë narkotike nga SHBA drejt vendit tonë, nëpërmjet...

U kap me 1 dozë kokainë,lirohet nga qelia kandidati për deputet i ‘Nisma Shqipëria Bëhet’

Kandidati për deputet i Nismës Shqipëria Bëhet që u arrestua një ditë më parë pasi u kap me kokainë, mësohet se është liruar nga...

Ja kush do t’i marrë milionat e lëna nga Liam Payne!

Ylli 31-vjeçar britanik Liam Payne vdiq pasi ra nga ballkoni i katit të tretë të hotelit Casa Sur në Argjentinë më 16 tetor të...

Nesër “Giro d’Italia 2025”, njihuni me rrugët që duhet të shmangni në Tiranë

Në kuadër të zhvillimit të etapës së parë të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, e cila do të vijoj në qytetin e Tiranës më...

Lajme të tjera

Web TV