Serbët bojkuan zgjedhjet, shpallet rezultati për komunat në Veri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes skepticizmit, frikës për incidente dhe bojkotit masiv të serbëve u mbajtën këtë të diel zgjedhjet në katër komuna në Veri të Kosovës.

Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në atë zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe.

Zyrtarë të KQZ-së, në konferencën pas mbylljes së vendvotimeve, njoftuan se në këto zgjedhje lokale morën pjesë 1567 qytetarë apo 3.47 për qind e të gjithë atyre me të drejtë vote në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.

-Serbët iu bindën thirrjeve teë Beopgradit për t’i bojkotuar zgjedhjet.

Procesi zgjedhor ishte i qetë e pa ndonjë incident. Në afërsi të qendrave të votimit pati prani të madhe të forcave policore dhe të KFOR-it.

Nga 5 qendrat e votimit në Komunën e Leposaviqit, vetëm një u hap në shkollën “Kadri Bistrica”, ndërsa katër të tjera ishin qendra alternative të vendosura, një në fshatin Koshtovë dhe tri në qendër të qytetit.

Nga 12 mijë e 960 qytetarët me të drejtë vote, në tri qendrat kryesore alternative votuan veç një numër i vogël prej tyre , kryesisht serbë, që kërkuan të mos identifikoheshin gjatë procesit. E të tjerët zgjodhën bojkotin.

Në Zubin-Potok, qendra e votimit më e frekuentuara nga 4 gjithsej ishte ajo e vendosur në shkollën “Osman Rama” në Çabër.

Sipas të dhënave parapraketë KQZ-së, kandidati i Vetëvendosjes në Mitrovicë të Veriut, Erden Atiq, fitoi 66.5 për qind të votave, apo 519 vota gjithsej. Lulzim Hetemi po nga radhët e VV-së fitoi garën për kryetar të Leposaviqit me 100 vota, apo 73.5 për qind. Në Zubin Potok, Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës mori 52.1 për qind të votave apo 196 vota. Ndërkaq, në Zveçan, Ilir Peci po ashtu nga Partia Demokratike e Kosovës fitoi 60 për qind të votave apo 114 vota.

Lexo edhe :  “Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

 

Të fundit

Bie qeveria në Holandë, lideri i së djathtës ekstreme tërhiqet nga koalicioni

Lideri holandez i të djathtës ekstreme, Geert Wilders, e ka tërhequr partinë e tij nga koalicioni qeverisës katërpartiak i...

AirBaltic nis fluturimet direkte nga Tirana drejt Talinit dhe Vilniusit

Linja ajrore kombëtare e Letonisë, airBaltic, ka nisur sot dy destinacione të reja direkte nga Tirana, duke lidhur kryeqytetin shqiptar me Talinin (Estoni) dhe...

Kylie Jenner humbi mikun e ngushtë, zbulohet shkaku i ndarjes nga jeta të 34-vjeçarit

Është bërë i ditur zyrtarisht shkaku i vdekjes së stilistit të njohur të flokëve të Kylie Jenner, Jesus Guerrero, i cili ndërroi jetë në...

Vidhet statuja prej dylli e presidentit Macron nga muzeu i Parisit

Aktivistët e Greenpeace hoqën një statujë dylli të presidentit francez Emmanuel Macron nga Muzeu Grevin në Paris të hënën dhe e vendosën atë përpara...

Kërkoi verifikim të fletëve të votimit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

KQZ i kthen përgjigje opozitës, e cila kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit se numri prej 1,935,328 fletë votimi...

Lajme të tjera

Web TV