“Rindërtojmë së Bashku”, një prej parimeve bazë të Programit “EU4Schools”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmes një publikimi në rrjete sociale, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP Albania) ka nënvizuar faktin se një prej parimeve bazë të Programit “EU4Schools” (“BE për Shkollat”) është të “Rindërtojmë së Bashku”.

Në kuadër të këtij parimi, vizitat monitoruese përbëjnë një element shumë thelbëror ku garantohet transparenca, llogaridhënia, gjithëpërfshirja dhe angazhimi sa më i madh i përfituesve.

Pas konsultimeve publike, të cilat përfshijnë drejtpërdrejtë nxënësit, mësuesit, banorët, përfaqësuesit e institucioneve qendrore e vendore etj. në planifikimin e rindërtimit të objekteve arsimore sipas nevojave kryesore që kanë, vizitat monitoruese në kantierin e ndërtimit u sigurojnë gjithashtu këtyre aktorëve:

të shohin nga afër mjediset dhe të konfirmojnë nëse strukturat arsimore janë rindërtuar apo riparuar sipas nevojave të tyre; të ndjekin progresin e punimeve të realizuara; të informohen në kohë reale nga inxhinierët dhe stafi i programit për sigurinë, cilësinë e materialeve të përdorura, punimet higjieno-sanitare etj.

UNDP Albania bën me dije se së fundmi, janë zhvilluar vizita monitoruese pranë 2 objekteve arsimore në Durrës, konkretisht në: Gjimnazin “Olsi Lasko” Durrës, me përfitues 775 nxënës, 35 mësues & 65,000 banorë të komunitetit; si dhe në Çerdhen Nr. 2, Durrës, me përfitues 70 fëmijë, 5 edukatore & 7,000 banorë të komunitetit.

Ndërkohë, deri më sot në kontekstin e #EU4Schools janë zhvilluar 39 vizita monitoruese me pjesëmarrjen e 648 personave, nga të cilët 89% janë shprehur shumë të kënaqur me cilësinë që ofrojnë objektet arsimore të rindërtuara/riparuara nga Programi “EU4Schools”.

“EU4Schools” financohet nga Bashkimi Evropian me 75 milion Euro dhe zbatohet nga UNDP Albania, i cili financon gjithashtu 765,000 Euro. Në fokus të tij është rindërtimi apo riparimi i 60+ objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti shkatërrues, me përfitues të drejtpërdrejtë rreth 25.000 fëmijë, nxënës e mësues.

Lexo edhe :  Shqipëria që nuk është më…

Deri tani në kontekstin e këtij programi kanë përfunduar 40 objekte arsimore, ndërsa puna vijon aktualisht për rindërtimin/riparimin e 15 objekteve arsimore.

Për më shumë informacion rreth programit, ju ftojmë të ndiqni edhe portalin e transparencës: www.eu4schoolsportal.al .

Të fundit

Në kujtim të viktimave të Srebrenicës, mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes

Në Bosnje e Hercegovinë nisi të martën Marshi i përvitshëm i Paqes, në kujtim të viktimave të gjenocidit në...

1937- Traktati i Saadabad, pasqyra e marrëdhënieve rajonale dhe pjesëmarrësit kryesorë

Në vitin 1937, një iniciativë e rëndësishme diplomatike mori formë në Lindjen e Mesme, duke lidhur katër shtete të rëndësishme të rajonit: Turqinë, Iranin,...

Temperatura mbi 40°C, mbyllet Akropoli në Athinë

Akropoli i Athinës, një nga atraksionet më të vizituara turistike në Greqi, do të mbyllet për publikun gjatë orëve më të nxehta të ditës...

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën një turist i huaj

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër. Viktima është një turist i huaj,...

Nën hetim për korrupsion, qeveria shkarkon kryetarin e bashkisë së Antalyas

Ministria e Brendshme Turke ka pezulluar kryetarin e bashkisë së Antalyas , Muhittin Boçek , i cili i përket Partisë Republikane Popullore (CHP) të...

Lajme të tjera

Web TV