Manastirliu tek “Shefqet Ndroqi”/ Zgjerohet Shërbimi i Hemodinamikës edhe për urgjencat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Shërbimi i Hemodinamikës do të zgjerohet në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” edhe për urgjencat. Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë një takimi me stafin mjekësor të Spitalit “Shefqet Ndroqi”.

“Sot jemi për një tjetër punë të mirë në Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, për t’u zgjeruar Shërbimin e Hemodinamikës. Në sajë të punës së mjekëve, të përforcimit me staf kardiologësh dhe me hemodinamistë ne këtë spital, do të rrisim kapacitetet tona për të kryer ndërhyrje në zemër. Përveç ndërhyrjeve të planifikuara, kemi tashmë kapacitetet për të marrë një ngarkesë 24 orëshe, për të ofruar një shërbim edhe për urgjencat, duke filluar me të hënat si dhe në orarin 70:00-15:00 për ditë të tjera, për të gjitha urgjencat në ketë spital, për zonat e Elbasanit, Durrësit edhe Korçës, duke filluar nga muaji maj”, tha Manastirliu.

Gjatë takimit me mjekët, infermierët dhe stafin e administratës në këtë spital, Manastirliu nënvizoi se veç rritjes së pagave në muajin maj, plani për rritjen e pagave të targetuara do vijojë edhe në 2024.

“Pagat do të rriten nga muaji maj. Për mjekët specialistë rritja do të jetë me 50.000 lekë të reja në muaj, ndërsa për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët do të jetë më 7% këtë vit dhe në 2024 ne kemi planifikuar një rritje tjetër të targetuar, një rritje tjetër për këto dy kategori, në mënyrë që të kemi një rritje page dinjitoze. Nga gjithë reforma e rritjes së pagës përfitojnë mbi 22.000 punonjës të shëndetësisë, përfshirë mjekë, infermierë, teknikë të shkencave mjekësore dhe gjithashtu edhe punonjësit tanë të administrates. Për punonjësit e administratës kjo rritje është goxha e ndjeshme, varion nga 25-50%“, theksoi Manastirliu.

Lexo edhe :  BioNtech nis testet klinike te njerëzit për vaksinën kundër kancerit të mushkërive

Pas hapjes së Shërbimit të Hemodinamikës dhe më pas edhe të Shërbimit të Kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, do të hapet për herë të parë edhe shërbimi i urgjencës për trajtimin e sindromit koronaro-akut.

Përveç shërbimit 24/7 në QSUT, shërbimi i urgjencës për interventet kardiake do të jetë 24 orë çdo ditë të hënë në Spitalin “Shefqet Ndroqi” si dhe do të priten urgjencat çdo ditë në fashën orare 07:00 – 15:00 për Sindromën Koronar Akut për qytetarët që kanë indikacion urgjent për të kryer angiografi/angioplastikë sipas zonave të mbulimit të referuar nga urgjenca kombëtare.

Aktualisht shërbimi i hemodinamikës ofrohet në 4 spitale publike QSUT, Spitalin “Shefqet Ndroqi”, Spitali Memorial Fier dhe Spitali Rajonal Shkodër, dhe falë këtij diversifikimi të ofrimit të këtij shërbimi në jug, veri dhe qendër, janë konsoliduar më tej ndërhyrjet koronare në vendin tone, duke e ofruar këtë shërbim falas dhe duke plotësuar nevojat e qytetarëve për këtë shërbim jetik, afër vendbanimit.

 

Të fundit

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Monopatinat sjellin probleme

51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë. Këto shifra...

PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu tregon skenaret

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet nëse do...

Lajme të tjera

Web TV