Krizë tek Juventusi/ Bardhezinjtë rrezikojnë pjesëmarrjen në garat evropiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juventusi ka fituar betejën e parë, por jo luftën. Vendimi i Kolegjit të Garncisë së Sportit në CONI për t’i kthyer Zonjës së vjetër pikët që i ishin hequr për mashtrim me bilancet nuk është aspak përfundimtar. Topi tani i ka kaluar Gjykatës Federale të Apelit.

Megjithatë, koha nuk premton… dhe UEFA nuk mund të presë. Organi më i lartë i futbollit evropian duhet të formësojë kompeticionet për sezonin e ardhshëm dhe, nëse drejtësia italiane nuk vendos para fundit të korrikut, do të jetë paneli i “fair play”-it i UEFA-s që do të vendosë, në mënyrë të pavarur, mbi sanksionin e vendosur ndaj Juventusit.

Kujtojmë se Prokuroria e Torinos i ka dërguar UEFA-s të gjitha dokumentet përkatëse dhe organizata e drejtuar nga Aleksander Ceferin po e shqyrton vetë çështjen.

“La Gazzetta dello Sport” paralajmëron se “dënimi i drejtuesve dhe konfirmimi se ka pasur “sjellje josportive” nuk i ndihmon “bardhezinjtë”. Madje sheh mundësinë që UEFA ta ndëshkojë Juventusin me një ose dy sezone jashtë Evropës.

Një sanksion që mund të zgjatet në kohë në rast se Juventusi nuk fiton Europa League-n (përballet me Sevillan në gjysmëfinale) – ose nuk kualifikohet në garat evropiane.

Të fundit

Shkencëtarët zbulojnë se si do të jenë njerëzit pas 1000 vjetësh

Një studim i ri tregon se si do të duken njerëzit një mijë vjet nga tani. Megjithëse rezultatet fillestare...

Pas USAID-it Musk kërkon të mbyllen Zëri i Amerikës dhe REL

Miliarderi Elon Musk ka bërë thirrje që të mbyllet Zëri i Amerikës dhe Radio Europa e Lirë. Ai shprehet se pas dy mediave janë persona...

Zgjedhjet në Kosovë dhe distanca me Shqipërinë dhe Perëndimin

Nga Mero Baze Shqipëria qëndroi indiferente dhe u përmbajt nga shprehja e simpative politike për partitë politike që garuan sot në Kosovë në zgjedhjet parlamentare,...

VIDEO/ Rozana si Laerti, banorja ‘harron’ kamerat, shfaqet e….

Një video është bërë tepër virale në rrjete. Bëhet fjalë për Rozana Radin, e cila është një prej banorëve në spektaklin televiziv "BBVA4". Në video ajo...

U largua i lënduar në sfidën ndaj Sevillas, trajneri Flick flet për gjendjen e Araujos

Barcelona ka marrë një lajm pozitiv sa i përket gjendjes shëndetësore të Ronald Araujos pas fitores me rezultat 4-1 ndaj Sevillës.  Blaugranat e shfrytëzuan mundësinë...

Lajme të tjera

Web TV