Vranësira të shpeshta dhe rrebeshe shiu, si pritet të jetë moti sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria

Deri pasdite parashikohet që vendi ynë të jetë nën dominimin e vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin. Pritet që vranësirat herë pas here të zhvillohen përkohësisht që do të sjellin reshje afatshkurtra shiu, Ku do të ketë dhe rrebeshe shiu në Veri të vendit. Ndërsa mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin përmirësim të kushteve të motit duke bërë që të ketë ndërprerje të reshjeve dhe do t’i largojnë vranësirat e shumta drejtë kufirit Lindor.

Kosova

Masat ajrore të paqëndruehme do të vijojnë të jenë dominante në të gjithë Kosovën në pjesën më të madhe të ditës, duke sjellë vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë kryesisht reshje të pakta dëbore. Ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës presim përmirësim gradual të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Vlerat e ulëta barike do të diktojnë kushtet e motit në të gjithë territorin e MV në pothuajse gjithë ditën, duke sjellë kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta. Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje pakta shiu dhe dëbore në zona të izoluara. Edhe në MV orët e mbrëmjes do të sjellin përmirësim gradual të motit.

Rajoni dhe Evropa

Ishujt Britanik dhe pjesa më e madhe e Europës Juglindore parashikohet të jenë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat herë pas here do të gjenerojnë rreshje shiu
edhe në formë rrebeshi. Ndërsa pjesa tjetër e Europës Jugore dhe Qëndra e kontinentit do të jenë në dominimin e masave ajrore të qëndrueshme. Gjithashtu me alternime kthjellimesh dhe vranësirash paraqiten Vendet Nordike dhe Europa Lindore.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV