“Pranverë tipike si në vitet ’90”/ Çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pranvera këtë vit në venin tonë dukët se ka sjellë më shumë reshje shiu se vitet e fundit që ne jemi mësuar që në këtë stinë të kemi më shumë mbizotërim të diellit dhe temperaturave të larta.

Meterologu Hakil Osmani në një lidhje live, për “Shqipëria Sot”, ka theksuar se ditët në vijim në vendin tonë do të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe pse sipas tij herë pas here mund të kemi dhe reshje të pakta të izoluara në zonat malore.

Sipas tij fundjava do të jetë e favorshme përsa i përket kushteve atmosferike ku temperaturat do të arritje deri në 27 gradë.

“Mëngjesi i sotëm ka sjellë përmirësim të motit në zonat veriore dhe qëndrore dhe në zonat jugore të ketë përmirësim të motit. Gjithashtu pritet që e enjtja, e premtja po dhe ashtu dita e shtunë të jetë me mot të kthjellët në ultësirën perëndimore ndërsa në zonat malore mund të ketë reshje të pakta. Gjatë ditës së dielë pritet që vranësirat të bëhen më të shpeshta duke krijuar dhe mundësi për shi. Ky sistem me reshje shiu të sjellë dhe rënie të temperaturave në territorin shqiptar duke bërë që mëngjesi i sotëm të ketë temperatura në zonat malore me 2 gradë dhe maksimumi me 22 gradë.

Dita e nesërme sjell një tjetër rënie të temperaturaa në orët e mëngjesit duke u afruar vlerat minimale deri në 0 gradë ndërsa në mesditë do të kemi rritje deri në 24 gradë. Në fundjavë do të kemi temperature me 26 apo 27 gradë”, është shprehur ai.

Ndërkohë përsa i përket muajit maj, meterologu ka theksuar se dhe ditët e para të këtij muaji do të jenë në kushte të luhatshme atmosferike.

Lexo edhe :  Sot dita e pestë e rinumërimit të votave për Tiranën, janë hapur deri më tani 437 kuti

Ai ka theksuar se do të kemi diell dhe shi gjatë 10 ditëve të para të cilat do të shoqërohen dhe me uljen e temperaturave herë pas here.

Dhjetëditëshi i parë i Majit do të jetë në mbizotërim të shirave dhe vranësirave dhe temperaturat do të jenë rreth vlerave me 24 gradë por dhe më të freskëta. Do të kemi një 10 ditësh me luhatje të temperaturave. Nëse e krahasojmë me pranverën e viteve të fundit, kjo e këtij viti është cilësuar si pranvera tipike  e viteve ‘90 në vendin tonë, ku ka mbizotërim të reshjeve dhe temperaturave jo shumë të larta,  pasi në vitet e fundit ne ishim mësuar me mot me diell dhe temperature shumë të larta”, ka thënë meterologu.

 

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV