Rënia e euros rrezikon ta kthejë ekonominë në vitin 1992

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Rënia e euros rrezikon ta kthejë ekonominë shqiptare në vitin 1992”.

Me këtë paralajmërim, sipërmarrjet eksportuese në fushën fasonëve, fruta-perimeve, bimëve aromatike dhe turizmit kanë kërkuar ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Fenomeni nuk mund të lihet në “rënie të lirë” me arsyetimin se çdo gjë e përcakton tregu. Nëse vërtetë mendohet se “duke ulur koston e importeve me pasojë uljen e eksporteve është një zhvillim pozitiv ekonomik dhe tregues i një ekonomie të fortë”, atëherë po rrezikohet kthimi mbrapa në një ekonomi të pastër importuese të ngjashme me atë të vitit 1992 nën efektet e “terapisë shock”.

Shtatë shoqatat eksportuese kërkojnë nga dy institucionet e ngarkuara për të garantuar stabilitetin ekonomik dhe monetar identifikimin e shkaqeve reale që po çojnë nën nënçmimin e euros, dhe ndërhyrje për të normalizuar situatën.

Asnjë ulje të çmimeve të produkteve të importit nuk kanë përfituar konsumatorët shqiptarë.

Nga zhvlerësimi i monedhës kanë përfituar vetëm individë importues të veçantë dhe ekskluzivë.

Ky zhvlerësim i monedhës euro ka dëmtuar shumë rëndë industrinë prodhuese, eksportuese dhe turizmin vendas duke drejtuar shumë subjekte drejt falimentimit.

Euro arriti të enjten nivelin më të ulët historik duke u shkëmbyer me vetëm 111.03 lekë. Krahasuar me fillimin e muajit euro ka rënë me 2,24 lekë duke zhvlerësuar ndjeshëm fitimet e eksportuesve.

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV